Lajme Zone
“Koha për një sistem të ri taksimi”/ Rama: Super taksë për apartamentet bosh, vilat në bregdet dhe makinat luksoze
EkonomiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“Koha për një sistem të ri taksimi”/ Rama: Super taksë për apartamentet bosh, vilat në bregdet dhe makinat luksoze

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim për mediat, ka njoftuar disa masa të reja si dhe ndryshime në sistemin e taksimit.

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim për mediat, ka njoftuar disa masa të reja si dhe ndryshime në sistemin e taksimit.

“Legalizojmë evazorët digjitalë, masa për uljen e qirave. Ka ardhur koha e një sistemi të ri taksimi. Po përgatitet një projekt i veçantë nga Ministria e Financave, po punohet edhe për disa masa të reja dhe solidaritet me ata që e ndiejnë më shumë presionin nga rritja ekonomike dhe zhvillimi i shpejtë ekonomik. Një super taksë prone për ata që blejnë dhe mbajnë apartamente bosh. Një super taksë prone për vilat në bregdet dhe një çmim i shumëfishuar për ujin e pishinave, kjo shkon në këtë paketë fiskale. Do të ketë një super taksë për makina luksi”, u shpreh ai.

Ndër masat e paralajmëruara janë një supertak­së prone për ata që blejnë dhe mbajnë apartamente bosh, një supertak­së për vilat në bregdet, si dhe një çmim shumëfish më i lartë për ujin që përdoret në pishina. Gjithashtu, në paketën e re fiskale parashikohet edhe një supertak­së për makinat luksoze.

Masat synojnë të jenë pjesë e një pakete të re fiskale, ndërsa detajet e plota pritet të bëhen të ditura nga Ministria e Financave.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet Edi Ramatakse