Edi Rama ka paraqitur sot pasi ka takuar ambasadorin e ri të SHBA, Eric Wendt në zyrën e tij, Kodin e ri të Procedurës Penale, i cili vjen si një reformë e re në drejtësi. Reformë që merret pikërisht me represionin që drejtësia preventive zbaton prej kohësh, duke sjellë një përpasje jo të vogël në vend. Manovra e Edi Ramës, që u bë publike në një auditor ku ishte kupola e drejtësë së re, erdhi më shumë si një lëvizje diplomatike sesa një manovër ligjore. E cila sipas të gjitha gjasave do të hapë polemika e përplasje në orët në vijim. LEXO EDHE:Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Shella: Progres për uljen e numrit të të paraburgosurve! Softa: Pozitive, të kalojnë në referendum! Haderi: I shërbejnë politikës I gjithë ky draft i madh që në fakt është thuajse i gjithë Kodi, ku ndërhyn për të ndërprerë inormalitetet e represionit të drejtësisë preventive, vjen si një tekst i hartuar nga juristë të elitës europiane, përkatësisht nga Italia e Franca. Të cilët janë pajtuar ose lejuar nga qeveria e Emannuel Macron-it dhe Giorgia Melonit. Pasi, duke qenë pjesë e stafeve të ministrive të drejtësive të këtyre vendeve europiane, kanë pasur edhe lejen përkatëse të qeverive të tyre, ndoshta edhe mbështetjen financiare. Shto këtu edhe partneritetin e Këshillit të Europës, krijohet kështu një kordon diplomatik delikat që ka shoqëruar gjithë këtë proces. Përkatësisht procesin e nisjes së një reforme që të frenojë euforinë e SPAK në një sulmi frontal ndaj qeverisë. Natyrisht ky është një proces majft delikat, i cili sot u shpall, e sipas gjasave do të ketë edhe një “stuhi perfekte” apo blitzkrieg agresiv, siç është paralajmëruar në rrjetet “investigative”. Deri në protestën e paralajmëruar sit ë fortë më 5 tetor, tensioni pritet të arrijë në kulm, por Rama i është përgjigjur politikisht dhe diplomatikisht. Me një manovër që ka një bashkëautorësi italo-franceze, që nuk është gjë tjetër veçse një aleancë e fortë për të siguruar fuqizimin e garancive të Shqipërisë në BE. Natyrisht kjo nismë nuk ka ardhur pa negociata paraprage e të vështira, ç’ka duket edhe tek konkluzioni i arritur se me hyrjen e Koditt ë ri të Procedurës Penale, nuk do të ketë veçori prapavepruese për aktet e kryera deri tani në kundërshtim të ligjit kur të hyjë në fuqi. Që në fakt është jo vetëm një padrejtësi e madhe, por edhe një thikkë që rrotullohet në plagën e atyre që e kanë vuajtur drejtësinë preventive drakoniane. Gjasat janë se ky draft do të shërbejë në një kohë kur drejtësia speciale nuk do të jetë në veprim, se do i kenë mbaruar afatet. Ndaj është një lëvizje më shumë diplomatike sesa juridike, sidomos kur kjo shpallje “rastisi” në ditën e takimit inagurues me ambasadorin e ri të SHBA në Tiranë dhe ardhjes në Shqipëri të “kryeministres” së fuqishme të Bashkimit Europian, Ursula Von der Leyen./TemA SI.E./Shqiptarja.com TAG: edi rama kodi i procedures penale ylli pata Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
30 Shtator, 16:02
Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 73.3% Jo 21.8% Jam i/e dyzyuar 5% Vota total: 303 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

