105 nenet e ndryshuara apo të shtuara në Kodin e Procedurës Penale shihen si një paketë ekuilibri mes nevojës së shoqërisë për t’u mbrojtur nga krimi dhe të drejtës së individit për t’u mbrojtur nga gabimi ose abuzimi i pushtetit gjyqësor me jetën e tij. Në draftin që propozon një reformë të thellë, i cili do të jetë në konsultim publik deri më 28 tetor, fokusi kryesor është te ajo që konsiderohet plaga e madhe e sistemit të drejtësisë në vend, masat e arrestit me burg. Në këtë aspekt drafti ndryshon thelbësisht, për herë të parë që nga viti 1995, kriteret dhe procedurat që kanë të bëjnë me privimin e lirisë përpara dënimit. LEXO edhe...Kodi i ri i Procedurës Penale/ Procedimi regjistrohet sapo prokurori merr dijeni për veprën, i hetuari njoftohet! Rama: S’ka më hetime në sirtar Mesazhi është i qartë: gjykata duhet të nisë nga liria, të shqyrtojë masat më të buta, të vlerësojë arrestin në shtëpi dhe të arrijë te burgu vetëm kur çdo alternativë tjetër është e pamjaftueshme. Drafti ndryshon thuajse totalisht nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale që parashikon “arrestin me burg”. Ndaj personave nën akuzë për vepra penale që parashikojnë dënim deri maksimumi 5 vite heqje lirie nuk do të vendoset “arrest me burg”, me disa raste përjashtuese si mosrespektimi i masave të tjera më të lehta. Të gjitha kundravajtjet penale përjashtohen nga “arresti në burg”. Edhe në rastet kur vetë gjykata mendon se dënimi nuk do t’i kalojë 3 vite apo do të konvertohet në shërbim prove në rastin konkret, i dyshuari nuk mund të lihet në paraburgim. Nuk do të vendoset në masë arresti me burg asnjë grua shtatzënë apo nëna që kanë fëmijë deri në 6 vjeç. Masa nuk do të vendoset as ndaj babait të një fëmijë 6 vjeç kur nëna ka vdekur, me përjashtim të krimeve të rënda. Edhe të moshuarit mbi 70 vjeç, të sëmurët apo personat nën varësi të drogës kanë mbrojtje të veçantë. Sa i përket të gjitha masave shtrënguese, domethënë arrestin në shtëpi, detyrimin për t’u paraqitur, ndalimin jashtë vendit apo garancia pasurore si rregull nuk do të lejohen për të gjitha veprat penale që parashikojnë dënim maksimal deri në 3 vite burg. Drafti e sanksionon prerë se gjykata duhet të japë vendim të argumentuar për ccdo masë sigurie të marrë, vlerësim të pavarur nga pretendimet e prokurorit. Nuk do të jetë më 2 muaj afati që detyron prokurorin të raportojë para gjykatës për ecurinë e hetimeve dhe nevojën e vazhdimit të masës së sigurisë, por përgjysmohet në një muaj. Garancia pasurore, si një prej masave shtrënguese, do të kërkohet në varësi të mundësive ekonomike të të akuzuarit. Një ndryshim madhor, që tregon një revolucion në aspektin e mendësisë, është sanksionimi në ligj se prokurori i çështjes është i detyruar që të kërkojë të vërtetën dhe jo vetëm provat që dënojnë të dyshuarin. Prokurori do të kërkojë edhe provat që e shfajësojnë atë, dhe do t’ia vendosë në dispozicion. Avokati mbrojtës nga ana tjetër do të ketë të drejtën të hetojë veçmas, të marrë deklarime, të kërkojë dokumente, të kryejë verifikime teknike dhe të angazhojë ekspertë. Këto materiale i paraqiten gjyqtarit njëlloj të vlefshme me ato të prokurorisë. Personi nën hetim apo i pandehuri do të kenë akses të pakushtëzuar te provat, dhe si rregull prokuroria ka detyrimin t’ia vendosë në dispozicion. Rregulla më të forta, favorizuese për të dyshuarin, përcaktohen edhe për procesin e marrjes në pyetje, në polici apo prokurori. Avokati do të jetë i domosdoshëm dhe deklarimet e marra vetëm si person në dijeni nuk mund të përdoren kundër tij. Të gjitha marrjet në pyetje do të regjistrohen me pamje dhe audio. Prokurorit apo OPGJ-së nuk i lejohet t’i ushtrojë presion personit që merr në pyetje, ndryshe deklarimet do të cilësohen si të papërdorshme. Jeta private, korrespondenca sidomos telefonike, do të mbrohet në mënyrë të posaçme. Organet hetuese do të ndalohen të marrin të dhëna jashtë objektit të hetimit, vetëm pas vendimit të gjykatës. Do të jetë gjykata që do të përcaktojë pajisjen, kategoritë e të dhënave, aplikacionet, periudhën dhe kriteret e kërkimit. Çdo informacion që merret jashtë këtyre rregullave është i papërdorshëm. Edhe në përgjime do të ndiqet e njëjta logjikë. Duhet të transkriptohen vetëm komunikimet që lidhen me hetimin, përfshirë ato që janë në favor të personit. Edhe marrja e mostrave biologjike dhe ruajtja e profileve gjenetike rregullohen për herë të parë në mënyrë të plotë, me pëlqim të informuar ose vendim gjykate, me praninë e mbrojtësit dhe me asgjësim të detyrueshëm pas pafajësisë së formës së prerë. Ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Penale normojnë edhe rregulla të qartë se si regjistrohet çështja penale. Për të shmangur hetimet e zgjatura pafundësisht në kohë, procedimi duhet të regjistrohet në ditën kur prokurori merr dijeni për veprën, jo kur e çmon ai të përshtatshme Në gjyq do të shkojnë çështjet që kanë një perspektivë reale. Kriteri i sotëm i “provave të mjaftueshme” zëvendësohet me standardin e pritshmërisë së arsyeshme për dënim. Prokurori duhet të peshojë provat e akuzës dhe të mbrojtjes dhe të tregojë pse çështja ka gjasa reale të përfjë me dënim. Prezumimi i pafajësisë merr peshë më të madhe. Prokurori, oficeri, avokati apo profesionisti që ka detyrimin ta ruajë sekretin hetimor, duke nxjerrë të dhëna, do të mbajë përgjegjësi. Në lidhje me prezumimin e pafajsisë organet hetimore detyrohen që të kenë kujdes të veccantë me gjuhën që përdorin në dokumentet zyrtare. Ndryshime të tjera mes 105 neneve kanë të bëjnë me mbrojtjen e viktimës. Pwr dhunën në familje parashikohet largim i dhunuesit menjëherë nga familja, të cilës nëse ka vështirësi financiare gjykata mund t’i caktojë një pagesë. Një ndryshim i rëndësishëm është ai i publicitetit të seancave gjyqësore. Me kërkesën e të pandehurit dhe të viktimës dhe me autorizimin e gjykatës, seanca mund të transmetohet drejtpërdrejt, duke mbrojtur të drejtat e të tretëve dhe të viktimave. Ora 14:11 Kodi i Procedurës Penale/ Mbrojtje për viktimat e dhunës në familje dhe krimeve seksuale, i pandehuri mund të largohet nga banesa Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale parashikojnë masa të reja për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje dhe krimeve seksuale. Gjykata mund të vendosë largimin e të pandehurit nga banesa, ndalimin e kontaktit me viktimën në një distancë jo më pak se 1 mijë metra, si dhe mbikëqyrjen elektronike.Nëse largimi i të pandehurit e lë familjen pa mjete jetese, gjykata mund të caktojë një pagesë periodike.“Paketa forcon njëkohësisht mbrojtjen e viktimës. Për dhunën në familje dhe krimet seksuale krijohen masa të reja, si largimi i të pandehurit nga banesa dhe ndalimi i afrimit ose kontaktit, me distancë jo më pak se 1.000 metra dhe me mundësi mbikëqyrjeje elektronike.Kur largimi e lë familjen pa mjete jetese, gjykata mund të caktojë një pagesë periodike në favor të saj. Mbrohet identiteti i viktimës dhe forcohen mjetet e saj për të marrë pjesë në proces”, tha Rama. Share Ora 14:06 Kodi i ri i Procedurës Penale/ Nxjerrja e sekretit hetimor, përgjegjësi për prokurorët, oficerët dhe avokatët Me ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Penale prezumimi i pafajësisë merr peshë më të madhe. Prokurori, oficeri, avokati apo profesionisti që ka detyrimin ta ruajë sekretin hetimor, duke nxjerrë të dhëna, do të mbajë përgjegjësi. Në lidhje me prezumimin e pafajësisë organet hetimore detyrohen që të kenë kujdes të veçante me gjuhën që përdorin në dokumentet zyrtare.“Ndryshimi i gjashtë ka një rëndësi të veçantë, sepse e nxjerr prezumimin e pafajësisë jashtë sallës së gjyqit dhe e bën standard sjelljeje për institucionet. Prangosja nuk është shpallje fajësie. Rrjedhja e sekretit nuk është transparencë. Gjyqi në pazar përpara gjyqit në sallë nuk është drejtësi. Do të ndalohet publikimi i përmbajtjes së përgjimeve jashtë pjesës që citohet në arsyetimin e një vendimi, i të dhënave identifikuese të viktimave pa pëlqimin e tyre, i pamjeve të personave nën masa shtrëngimi fizik dhe i vendimeve për masat e sigurimit përtej kufijve të përcaktuar nga ligji.Prokurori, oficeri, avokati apo profesionisti që ka detyrimin ta ruajë sekretin dhe e shkel atë, do të duhet të mbajë përgjegjësi. Kjo normë nuk synon në asnjë mënyrë të krijojë një polici mendimi ndaj medias. Përgjegjësia nuk bie asnjëherë mbi median, por bie mbi atë që ka detyrimin ligjor ta ruajë sekretin dhe që e nxjerr atë nga dosja.Edhe gjuha e akteve zyrtare duhet të respektojë pafajësinë. Askush nuk mund të paraqitet si fajtor përpara një vendimi të formës së prerë. Kur kjo shkelet, personi fiton një mjet të shpejtë për korrigjimin e aktit”, tha Rama. Share Ora 13:53 Kodi i ri i Procedurës Penale/ Jo kontroll të celularëve pa autorizim të gjykatës! Të dhënat jashtë objektit të hetimit, të papërdorshme si prova Jeta private dhe korrespondenca, veçanërisht ajo telefonike, do të kenë mbrojtje të posaçme me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale. Organet hetuese nuk do të mund të kontrollojnë përmbajtjen e celularëve pa autorizim të gjykatës, e cila do të përcaktojë pajisjen, kategoritë e të dhënave, aplikacionet, periudhën dhe kriteret e kërkimit. Çdo informacion i marrë jashtë kufijve të autorizimit do të jetë i papërdorshëm.E njëjta logjikë do të zbatohet edhe për përgjimet, ku do të transkriptohen vetëm komunikimet që lidhen me hetimin, përfshirë ato në favor të personit. Edhe marrja e mostrave biologjike dhe ruajtja e profileve gjenetike do të rregullohen me pëlqim të informuar ose vendim gjykate, me praninë e mbrojtësit dhe me asgjësimin e detyrueshëm pas pafajësisë së formës së prerë.“Ndryshimi i katërt vjen si domosdoshmëri për të mbrojtur jetën private në epokën e telefonit inteligjent. Telefoni nuk është më thjesht një mjet komunikimi. Ai është arkivi i jetës së një njeriu, i komunikimeve, fotografive, lëvizjeve, financave dhe marrëdhënieve të tij. Prandaj sekuestrimi i pajisjes nuk mund të jetë më në asnjë mënyrë një leje e pakufishme për të lexuar dhe parë gjithçka që arkivi i saj përmban. Policia dhe Prokuroria mund ta sekuestrojnë pajisjen, nuk diskutohet, por për ta hapur, kopjuar ose përpunuar përmbajtjen e telefonit duhet autorizim paraprak i gjykatës. Vendimi i gjykatës do të përcaktojë pajisjen, kategoritë e të dhënave, aplikacionet, periudhën dhe kriteret e kërkimit. Në rastet e urgjencës, të përcaktuara edhe këto ngushtësisht nga ligji, veprimi duhet të vleftësohet nga gjykata brenda 48 orëve. Çdo e dhënë e marrë jashtë autorizimit është e papërdorshme, ndërsa çdo material i nxjerrë që s’ka lidhje me hetimin duhet të asgjësohet. E njëjta logjikë zbatohet për përgjimet. Duhet të transkriptohen vetëm komunikimet që lidhen me hetimin, përfshirë ato që janë në favor të personit. Jeta private e njerëzve pa lidhje me veprën penale nuk mund të kthehet në material të përdorshëm si instrument presioni apo si produkt konsumi mediatik. Edhe marrja e mostrave biologjike dhe ruajtja e profileve gjenetike rregullohen për herë të parë në mënyrë të plotë, me pëlqim të informuar ose vendim gjykate, me praninë e mbrojtësit dhe me asgjësim të detyrueshëm pas pafajësisë së formës së prerë”, tha Rama. Share Ora 13:18 Kodi i ri i Procedurës Penale/ Gjykata duhet të shqyrtojë masat më të buta para arrestit në burg! Prokurori duhet të argumentojë çdo muaj për vijimin e masës Me draftin e Kodit të ri të Procedurës Penale, paraburgimi do të jetë alternativa e fundit. Drafti, i prezantuar nga kryeministri Edi Rama, përcakton qartë se Gjykata para se të caktojë një masë arrest me burg do të duhet të shqyrtojë fillimisht masat më të buta të sigurisë dhe arrestin në shtëpi.Arresti në burg do të vendoset vetëm kur alternativat e tjera janë të pamjaftueshme. Sa herë caktohet arresti, gjykata duhet të vlerësojë edhe garancinë pasurore, të llogaritur sipas gjendjes reale financiare të personit.Ndryshon edhe afati brenda të cilit prokurori duhet të raportojë për vazhdimin e masës së sigurisë. Nga raportimi çdo muaj, me ndryshimet e reja raportimi do të bëhet një herë në dy muaj, ku prokurori duhet t’i argumentojë gjykatës nëse vazhdojnë të ekzistojnë arsyet për mbajtjen në fuqi të masës arrest në burg.“Gjykata duhet të nisë nga liria, të shqyrtojë masat më të buta, të vlerësojë arrestin në shtëpi dhe të arrijë te burgu vetëm kur çdo alternativë tjetër është e pamjaftueshme. Sa herë caktohet arresti, gjykata duhet të vlerësojë edhe garancinë pasurore, të llogaritur natyrisht sipas gjendjes reale financiare të personit, me përjashtimet e domosdoshme për rrezikun ndaj provës, krimet e rënda me dhunë, terrorizmin, veprat kundër rendit kushtetues dhe çështjet specifike që janë kompetencë e Gjykatës së Posaçme. Çdo muaj prokurori duhet t’i raportojë gjykatës nëse arsyet e masës vazhdojnë të ekzistojnë dhe t’i argumentojë ato. Liria nuk mund të kufizohet një herë dhe pastaj të harrohet sikur nuk ekziston më”, tha Rama. Share Ora 11:47 Kodi i ri i Procedurës Penale/ Procedimi regjistrohet sapo prokurori merr dijeni për veprën, i hetuari njoftohet! Rama: S’ka më hetime në sirtar Ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Penale përcaktojnë rregulla më të qarta për nisjen dhe kohëzgjatjen e hetimit. Për të shmangur hetimet e zgjatura në kohë, procedimi duhet të regjistrohet në ditën kur prokurori merr dijeni për veprën penale dhe jo kur ai e çmon të përshtatshme. Personi do të ketë të drejtë të dijë se ndaj tij është regjistruar një procedim dhe t’i kërkojë gjykatës verifikimin e datës. Nëse gjatë hetimit del një vepër tjetër penale, ajo duhet të regjistrohet më vete. Gjatw prezantimeve tw ndrushimeve, kryeministri Rama tha se hetimet e fshehura s’kanë vend në shtetin e së drejtës.Ndryshon edhe kriteri për dërgimin e një çështjeje në gjyq. Standardi aktual i “provave të mjaftueshme” parashikohet të zëvendësohet me “pritshmërinë e arsyeshme për dënim”. Prokurori duhet të peshojë provat e akuzës dhe të mbrojtjes dhe të argumentojë pse çështja ka gjasa reale të përfjë me dënim.“Ndryshimi i pestë i jep hetimit një fillim të verifikueshëm, një objekt të qartë dhe një fund. Procedimi duhet të regjistrohet në ditën kur prokurori merr dijeni për veprën, jo kur e çmon ai të përshtatshme. Personi ka të drejtë të dijë se ndaj tij është regjistruar një procedim dhe t’i kërkojë gjykatës verifikimin e datës. Nëse gjatë hetimit del një vepër tjetër, ajo duhet të regjistrohet si e tillë, si vepër tjetër. Hetimet e fshehura në kohë, të mbajtura në sirtarë për vite dhe të përdorura si një hije mbi kokën e dikujt, nuk mund të jenë kurrsesi një rutinë në një shtet të së drejtës.Në gjyq do të shkojnë çështjet që kanë një perspektivë reale. Kriteri i sotëm i “provave të mjaftueshme” zëvendësohet me standardin e pritshmërisë së arsyeshme për dënim. Prokurori duhet të peshojë provat e akuzës dhe të mbrojtjes dhe të tregojë pse çështja ka gjasa reale të përfjë me dënim. Procesi penal nuk mund të përdoret si dënim më vete, duke i marrë dikujt erzin dhe vite jete nëpër gjykata, kur prova nuk përbën dot asnjë vendim fajësie”, tha Rama. Share Ora 11:46 Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama: Nuk cenohet reforma në drejtësi! Forcon kontrollin e gjykatës, të drejtat vlejnë për të gjithë (VIDEO) Paketa e re ligjore për Kodin e Procedurës Penale nuk cenon progresin e reformës në drejtësi, tha kryeministri Rama. Ai theksoi se lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit e çdo vepre tjetër penale duhet të vijojë, por duke respektuar të drejtat dhe forcuar kontrollin e gjykatës.“Kjo nuk prek asnjë shtyllë të reformës në drejtësi. Nuk i heq prokurorisë asnjë kompetencë për të hetuar. Ajo ndryshon mënyrën si ushtrohen këto kompetenca dhe forcon kontrollin e gjykatës. Për korrupsionin, krimin e organizuar, ruhen regjime të posaçme. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk duhet të zbutet. Rishikimi brenda 60 ditëve i masave të sigurisë që janë në fuqi është kontroll individual nga gjykata. Të drejtat s’kanë parti, profesion ose popullaritet. Ato vlejnë për të gjithë ose s’janë më të drejta. Sa më e pavarur drejtësia, aq më e lartë cilësia dhe respektimi i kufijve që i vendos ligji”, tha Rama. Share Ora 11:46 Kodi i ri i Procedurës Penale/ Çdokush që thirret si 'person në dijeni' ka të drejtën e avokatit! Marrja në pyetje, do regjistrohet me zë dhe me figurë Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale parashikojnë garanci të reja për personat që thirren për t’u marrë në pyetje. Edhe kur thirret si person në dijeni, atij do t’i bëhet e ditur me shkrim, në fletën e thirrjes, e drejta për t’u paraqitur me avokat.Marrja në pyetje dhe veprimet kryesore hetimore do të regjistrohen detyrimisht me zë dhe figurë. Po ashtu, parashikohet se deklarimet ose informacionet e marra nën torturë, trajtim çnjerëzor apo degradues do të jenë absolutisht të papërdorshme si prova.“Ndryshimi i tretë i rëndësishëm mbyll një zonë gri të marrjes në pyetje. Nuk mund të thirret dikush si person në dijeni dhe të trajtohet në fakt si i dyshuar, pa avokat dhe pa garanci. Kushdo që thirret në Prokurori ose edhe në Polici, edhe si person në dijeni, do të ketë të shkruar në fletën e thirrjes të drejtën për t’u paraqitur me avokat. Kur dyshimi ndaj tij ka ekzistuar që në momentin e pyetjes, deklarimet e marra nën një status tjetër nuk mund të përdoren më tej kundër tij. Marrja në pyetje dhe veprimet kryesore hetimore do të regjistrohen detyrimisht me zë dhe me figurë. Hiqet nga Kodi justifikimi “kur është e mundur”.Nëse shteti merr në pyetje një njeri, shteti duhet të jetë në gjendje të tregojë në çdo kohë saktësisht si e ka marrë deklarimin e tij dhe sa e ka respektuar dinjitetin e tij si qytetar gjatë marrjes në pyetje. Dhe për herë të parë shkruhet, pa asnjë ekuivok, se deklarimet ose informacionet e marra nën torturë, me trajtim çnjerëzor apo me sjellje degraduese ndaj personit, janë absolutisht të papërdorshme. Një shtet që kërkon të vërtetën nuk mund ta prodhojë atë me dhunë apo me presion verbal mbi njeriun”, tha Rama gjatë prezantimit të ndryshimeve. Share Ora 11:43 Kodi i Procedurës Penale, seancat gjyqësore mund të transmetohen live! Rama: Lejohen me kërkesën e të pandehurit dhe viktimës (VIDEO) Drafti i ri i Kodit të Procedurës Penale parashikon edhe transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave gjyqësore. Me kërkesën e të pandehurit dhe të viktimës dhe me autorizimin e gjykatës, seanca mund të transmetohet drejtpërdrejt, duke mbrojtur të drejtat e të tretëve dhe të viktimave.“Me kërkesën e të pandehurit dhe viktimës dhe autorizimin e gjykatës, seanca mund të transmetohet drejtpërdrejt duke mbrojtur të drejtat e të tretëve dhe viktimave”, tha Rama. Share Ora 11:38 Kodi i ri i Procedurës Penale/ Avokati mund të kryejë hetimet e veta, provat e vlefshme njësoj si të prokurorisë! Personat nën hetim marrin falas dosjen e plotë para gjyqit Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale forcojnë rolin e avokatit gjatë hetimit, i cili sipas kryeministrit Edi Rama nuk do të jetë më dekor në sallën e gjyqit. Me ndryshimet e reja, mbrojtësi do të ketë të drejtë të kryejë hetimet e veta, të marrë deklarime, të kërkojë dokumente, të bëjë verifikime teknike dhe të angazhojë ekspertë. Materialet e mbledhura prej tij do t’i paraqiten drejtpërdrejt gjyqtarit dhe do të vlerësohen me të njëjtat kritere ligjshmërie dhe rëndësie si ato të prokurorisë.Të gjithë personat nën hetim, do të kenë akses të plotë në prova që rëndojnë ndaj tij, si edhe do të marrin pa pagesë dosjen e plotë përpara se çështja të dërgohet në gjyq.“Ndryshimi i dytë i madh vendos barazinë reale ndërmjet mbrojtjes dhe akuzës. Avokati nuk mund të jetë dekor në sallë dhe spektator gjatë hetimit. Ai duhet të ketë të drejtë të kryejë hetimet e veta, të marrë deklarime, të kërkojë dokumente, të kryejë verifikime teknike dhe të angazhojë ekspertë. Materialet e mbledhura nga avokati do t’i paraqiten drejtpërdrejt gjyqtarit dhe do të vlerësohen sipas të njëjtave kritere ligjshmërie dhe rëndësie si materialet e prokurorisë. Personi do të ketë akses të pakushtëzuar te provat mbi të cilat i është hequr liria dhe do të marrë pa pagesë dosjen e plotë përpara se çështja të dërgohet në gjyq. Pa këtë akses, e drejta e mbrojtjes mbetet një premtim në letër. Prokurori do të ketë detyrimin e shprehur të hetojë edhe rrethanat që e shfajësojnë ose e favorizojnë personin. Sepse prokurori i një shteti demokratik nuk ka për mision të gjejë patjetër një fajtor. Ka për mision të zbulojë patjetër të vërtetën”, tha Rama. Share Ora 11:33 Kodi i ri i Procedurës Penale/ Jo ‘arrest në burg’ për veprat me dënim nën 5 vite, asnjë masë shtrënguese deri në 3 vite burg! Përjashtohen gratë shtatzënë dhe nënat me fëmijë nën 6 vjeç Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale kufizojnë përdorimin e arrestit në burg. Për veprat me dënim maksimal nën 5 vjet nuk do të caktohet arrest me burg për të gjitha veprat penale. Gjatë prezantimin të draftit nga kryeministri Edi Rama, i bë me dije se me Kodin e ri të Procedurës Penale masat shtrënguese (si arresti në shtëpi, detyrim paraqitje, garancia pasurore apo ndalimi për të dalë jashtë shtetit) nuk do të vendosen për dënime deri në 3 vite, për të gjitha veprat penale. Po ashtu, kur gjyqtari mendon se dënimi do jetë më i vogël se 3 vite burg, personat e dyshuar nuk do të lihen në paraburgim.Mbrojtje e posaçme parashikohet edhe për prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve. Nuk do të caktohet arrest në burg për gratë shtatzënë nënat me fëmijë nën 6 vjeç, për baballarët që janë kujdestarët e vetëm të fëmijëve, si dhe për kujdestarin e një fëmije të cilit i kanë vdekur prindërit.“Për veprat me dënim maksimal deri në tre vjet, si rregull, nuk do të caktohen më masa shtrënguese. Për vepra me dënim maksimal nën pesë vjet nuk do të caktohet më arrest me burg. Natyra e rëndë e veprës, e marrë më vete, nuk do të mjaftojë më. As heshtja e personit, as mospranimi i akuzës nuk mund të përdoren më si provë rrezikshmërie. Rreziku duhet të jetë konkret, aktual dhe i mbështetur në fakte që lidhen me vetë personin. Gjykata duhet të bëjë vlerësimin e saj të pavarur dhe, nëse kopjon argumentet e prokurorit dhe nuk arsyeton pse masat më të buta nuk mjaftojnë, vendimi bëhet i pavlefshëm dhe lind përgjegjësia disiplinore e gjykatësit.Po ashtu, paketa forcon edhe mbrojtjen e njerëzve në gjendje të cenueshme. Nëna me fëmijë deri në gjashtë vjeç, babai ose kujdestari kur nëna nuk jeton ose nuk është në gjendje të kujdeset, personat mbi 70 vjeç, të sëmurët rëndë dhe personat në programet terapeutike nuk mund të trajtohen më sikur rrethanat e tyre njerëzore të mos ekzistojnë”, tha Rama gjatë prezantimit të draftit. Share Ora 11:29 Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Gogu: Garancia pasurore, sipas gjendjes financiare! Dhuna në familje, mbrojtje e shtuar për viktimat (VIDEO) Garancia pasurore do të jetë një nga aspektet që do të ndryshojnë me paketën e re të Kodit të Procedurës Penale. Tanimë, ajo do të përcaktohet në bazë të gjendjes financiare të personit, shpjegoi ministri Toni Gogu.Një hapësirë rezervohet për viktimat e dhunës ku dhunuesi, me vendim gjykate, do të largohet menjëherë nga banesa.“Kjo reformë nuk e harron as viktimën. Në rastet e dhunës në familje, gjykatës do t’i jepet e drejta ta largojë menjëherë nga banesa personin e dyshuar për dhunë, të ndalojë afrimin me viktimën dhe ta mbajë nën mbikëqyrje. Garancia pasurore do të caktohet sipas gjendjes financiare të personit dhe kur ka rrezik për provat, liria nuk do të blihet me para”, tha Gogu. Share Ora 11:27 Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama: T’i japim më shumë ekuilibër peshores së drejtësisë, pushteti gjyqësor të mos bëjë ligjin mbi drejtësinë (VIDEO) Kryeministri Edi Rama tha se paketa e re e ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale synon t’i japë më shumë ekuilibër sistemit të drejtësisë dhe të forcojë prezumimin e pafajësisë.“10 vjet më parë ne i dorëzuam pushtetit gjyqësor shpatën e ndëshkimit, e cila për 100 vjet kishte qëndruar në dorën e pushtetit politik. Sot duam të bëjmë një hap tjetër, më modest në përmasa, por jo më pak kuptimplotë në qëllim. Duam t’i japim më shumë ekuilibër peshores së drejtësisë, në mënyrë që pushteti gjyqësor të mos bëjë asnjëherë ligjin mbi drejtësinë, por drejtësia të jetë gjithnjë fuqia e barazisë së të gjithëve përpara ligjit. Ky është thelbi i paketës së re që prezantojmë sot publikisht dhe që vetë bashkautorët e saj shumë të nderuar e kanë quajtur “Paketa e Garancive Procedurale”.Pas miratimit të Kodit të Procedurës Penale në vitin 1995 dhe ndryshimeve që shoqëruan reformën në drejtësi, kjo është ndërhyrja e parë që trajton në mënyrë kaq të plotë dhe organike prezumimin e pafajësisë në procesin penal. E thënë me fjalët e mia, kjo do të thotë se, nëse deri tani e kemi forcuar kryesisht krahun e peshores ku rëndon fuqia e shtetit ndaj njeriut, në këtë paketë i japim peshën që meriton krahut ku qëndron fuqia e të drejtës së njeriut përballë shtetit", tha Rama. Share Ora 11:18 Reforma në drejtësi, Rama: Në 10 vite, shembëm kultin 100-vjeçar të pandëshkueshmërisë! Kemi parë edhe dështime (VIDEO) Në prezantimin e ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale, kryeministri Edi Rama bëri një bilanc të 10 viteve të reformës në drejtësi, duke deklaruar se ajo ka sjellë rezultate që më parë as imagjinoheshin. Sipas tij me reformën në drejtësi u shemb kulti 100-vjeçar i pandëshkueshmërisë. Rama tha se gjatë kësaj dekade janë shfaqur edhe dështime dhe deformime, të cilat siç tha nuk mund të fshihen pas rezultateve të reformës.“Tamam 10 vjet më parë, në vitin 2016, Kuvendi i Shqipërisë ktheu në akt aspiratën më të guximshme të programit tonë për një Rilindje Shqiptare. Ndryshuam Kushtetutën dhe ligjëruam çlirimin e drejtësisë nga pushteti politik, pas një varësie kronike që kishte zgjatur qysh nga dita e themelimit të shtetit shqiptar, në vitin 1912. Reforma në drejtësi shembi ngrehinën e vjetër të pushtetit gjyqësor dhe ngriti një arkitekturë krejt të re. Ajo krijoi institucione të reja të vetëqeverisjes së gjyqësorit, një superstrukturë të posaçme për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një sistem pagash më të larta se maja e piramidës shtetërore dhe një proces unik vetingu si themel të rrugës së re të drejtësisë shqiptare. Sot, pas 10 vjetësh, kemi parë, dëgjuar dhe mësuar shumë. Kemi parë forcën e reformës, por edhe dobësitë që dolën nga përballja me realitetin. Kemi parë rezultate që dikur dukeshin jo të pamundura, por as nuk imagjinoheshin dot, por kemi parë edhe dështime dhe deformime që nuk mund të fshihen pas rezultateve. Megjithatë, përtej çdo vështirësie dhe peripecie, barra e kthesës së madhe përmes reformës në drejtësi ia ka vlejtur të gjithë qiranë, kur i thonë fjalës. Një fjali përmbledh të gjitha të mirat e kësaj reforme, sa brutale, aq edhe dobiprurëse: 10 vjet shembën kultin 100-vjeçar të pandëshkueshmërisë”, tha Rama. Share P.J/SI.E./ReportTv.al edi rama paraburgim kodi i procedures penale toni gogu Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.8% Jo 38.8% Disi 7.4% Vota total: 4556 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

