Lajme Zone
Koçeku, sërish kundër Ramës: Qeveria mbulon dhunën në protesta me statistika
PolitikëCNA

Koçeku, sërish kundër Ramës: Qeveria mbulon dhunën në protesta me statistika

Deputetja e larguar nga PS-ja, Marjana Koçeku, ka ndarë një reagim mbi deklaratat e kryeministrit Edi Rama për protestën e studentëve. Duke u ndalur te fjalimi i Ramës në samitin e sotëm në Mal të Zi, Koçeku shprehet se kryeministri po mbulon dhunën policore përmes statistikave. Në postimin e saj në rrjetet sociale, Koçeku ka publikuar edhe një tabelë të dhënash mbi protestat, që i cilëson si shif

Deputetja e larguar nga PS-ja, Marjana Koçeku, ka ndarë një reagim mbi deklaratat e kryeministrit Edi Rama për protestën e studentëve.

Duke u ndalur te fjalimi i Ramës në samitin e sotëm në Mal të Zi, Koçeku shprehet se kryeministri po mbulon dhunën policore përmes statistikave.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Koçeku ka publikuar edhe një tabelë të dhënash mbi protestat, që i cilëson si shifra të së kaluarës, pa kontekst dhe pa argument. “Kryeministri, në samitin e sotëm në Mal të Zi, nuk dha fakte kur foli për protestën e studentëve. Por u dha municion militantëve të tij.

Shikojeni tabelën e tij. I krahason protestat e sotme me ngjarje të viteve 2010–2019 në Europë, pa kontekst, pa periudha të sakta, pa thanë çka ka ndodhë realisht. Tu sjellë shifra të së kaluemes sikur të ishin të ngjarjeve të fundit.

Nji numër pa kontekst nuk ka si me qenë argument, por spekulim.

Studentët nuk kërkojnë shumë. Thjesht kërkojnë nji qeveri që nuk i gënjen. Nji qeveri që nuk i rrah. Nji qeveri që paratë e dijes nuk i çon për me shpërblye ata që i rrahin.

Nji qeveri demokratike i jep llogari rinisë. Nuk e mbulon dhunën me statistika”,-shkruhet në postim./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.