Lajme Zone
KM-ja në “botën e çudirave”, Kruja digjet prej 5 ditësh, Rama reklamon turistët
PolitikëPolitiko

KM-ja në “botën e çudirave”, Kruja digjet prej 5 ditësh, Rama reklamon turistët

Prej 5 ditësh, Kruja është përfshirë nga zjarret, ku vatra kryesore ka qenë në lagjen Abazaj duke rrezikuar edhe banesat në afërsi të bimësisë së djegur. Në një kohë kur vendi lufton me flakët, me mjete primitive e që ka mbetur peng i avionëve të premtuar, kryeministri Rama iu paraqet ndjekësve të tij një panoramë krejt tjetër. Rama ka ndarë në Facebook një video nga Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënde

Prej 5 ditësh, Kruja është përfshirë nga zjarret, ku vatra kryesore ka qenë në lagjen Abazaj duke rrezikuar edhe banesat në afërsi të bimësisë së djegur. Në një kohë kur vendi lufton me flakët, me mjete primitive e që ka mbetur peng i avionëve të premtuar, kryeministri Rama iu paraqet ndjekësve të tij një panoramë krejt tjetër.

Rama ka ndarë në Facebook një video nga Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, duke i dhënë zë turizmit, e jo situatës alarmante me zjarret.

“Mirëmëngjes dhe me këtë atmosferë turistësh në Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama karahas video-s së shpërndarë. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm