Lajme Zone
Klube, mentorim dhe ndihmë me detyrat, Zv/ministrja e Arsimit shpjegon si do të funksionojë programi 'Pas shkolle' në 408 institucione arsimore
Të tjeraReport TV

Klube, mentorim dhe ndihmë me detyrat, Zv/ministrja e Arsimit shpjegon si do të funksionojë programi 'Pas shkolle' në 408 institucione arsimore

Programi “Pas shkolle”, një nga risitë e vitit të ri arsimor, do të zbatohet këtë vit në 408 shkolla në të gjithë vendin. E ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, zv.ministrja e Arsimit Herida Duro shpjegoi se nisma synon t'u ofrojë nxënësve më shumë mundësi për socializim, aktivitete dhe mbështetje në mësime pas përfundimit të orarit. Sipas saj, fëmijët nuk do të qëndrojnë më shumë se dy

Programi “Pas shkolle”, një nga risitë e vitit të ri arsimor, do të zbatohet këtë vit në 408 shkolla në të gjithë vendin. E ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, zv.ministrja e Arsimit Herida Duro shpjegoi se nisma synon t'u ofrojë nxënësve më shumë mundësi për socializim, aktivitete dhe mbështetje në mësime pas përfundimit të orarit. Sipas saj, fëmijët nuk do të qëndrojnë më shumë se dy orë shtesë në shkollë. Gjatë kësaj kohe ata do të angazhohen në klube të ndryshme, do të kenë mbështetje nga mësuesit për detyrat dhe do të marrin pjesë në aktivitete që ndihmojnë zhvillimin e aftësive të tyre. LEXO edhe...Si funksionojnë kamerat inteligjente në 20 shkolla të Tiranës? Zv.ministrja e Arsimit në Report TV: Pamjet nuk dalin jashtë Shqipërisë "Risia në këtë vit është një model i ri shkollor, jo vetëm të mësimit tradicional por të një programi ‘Pas shkolle’ që më në fund po zhvillohet në 408 shkolla dhe në të gjithë territorin. Programi i përshtatet të gjitha grupmoshave dhe cikleve arsimore. Pas një qëndrimi të gjatë në shkollë, fëmijët duhet të kenë një moment ku socializohen dhe argëtohen përmes një edukimi më cilësor. Ata s’do të qëndrojnë më shumë se 2 orë në shkollë pas mësimit. Ky është një program social që u jep mundësinë prindërve që të angazhojnë fëmijët në klube të ndryshme dhe të mentorohen nga mësuesit për përmirësimin e detyrave. Ky program duhet të vijë në mënyrë organike. Edhe për mësuesit do të ishte një sforco e madhe nëse programi do të zhvillohej në një kohë më të gjatë. Ky është një program për familjet shqiptare por sdo të thotë që shkolla do plotësojë kohën e ccmuar që kalon prindi me fëmijën. Duke tentuar që nuk qëndrojnë në telefon është më i shëndetshëm qëndrimi i tyre në ambientet e shkollës" tha ajo. Zv.ministrja theksoi se programi nuk synon të zëvendësojë kohën që prindërit kalojnë me fëmijët, por të krijojë një mjedis të sigurt dhe edukativ pas mësimit. Për zbatimin e programit do të angazhohen jo vetëm mësuesit që janë aktualisht në sistem, por edhe mësues të dalë në pension, si dhe profesionistë të fushave të ndryshme që do të shërbejnë si mentorë për nxënësit. “Për t'i dhënë një impuls, kemi angazhuar një flotë të re mësuesish dhe ekspertësh. U është dhënë mundësia jo vetëm mësuesve në sistem, por edhe mësuesve që kanë dalë në pension dhe kanë ende energji për të dhënë kontributin e tyre. Ka interes edhe nga profesionistë të fushave specifike, të cilët do të kryejnë funksionin e mentorit”, tha zv.ministrja. Ora 18:33 Si funksionojnë kamerat inteligjente në 20 shkolla të Tiranës? Zv.ministrja e Arsimit në Report TV: Pamjet nuk dalin jashtë Shqipërisë Siguria në shkolla këtë vit do të mbështetet edhe nga teknologjia. Njëzet shkolla të Tiranës janë bërë pjesë e projektit pilot “Smart City”, me kamera inteligjente që ndihmojnë në evidentimin e situatave me rrezik, ndërsa Ministria e Arsimit siguron se pamjet e regjistruara nuk dalin jashtë Shqipërisë.E ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, zv.ministrja e Arsimit, Herida Duro, shpjegoi se sistemi nuk shërben vetëm për regjistrimin e pamjeve, por analizon në kohë reale situata që mund të cenojnë sigurinë në ambientet e shkollës."Nuk dërgohen jashtë Shqipërie të dhënat. Është vetëm një sistem i huazuar nga një model i huaj. Natyrisht që fibrat optike sigurojnë të dhënat për një kohë të gjatë dhe detektojnë elementë të caktuar që ndihmojnë ne identifikimin e rreziqeve. Fëmijët në klasa nuk janë të monitoruar me kamera, përvecc hapësirave ku ka grumbullime të mëdha sicc janë oborret apo zonat përreth. Ne kemi analizuar që në shumë situata të agravuara në shkolla, konflikti nuk lind në klasa por përtej klasës, në rrjete sociale apo mediume ku nxisin sjellje të tjera konfrontuese. Pamjet grumbullohen vetëm në serverat e sistemit të shkollës dhe japin informacion për raste rreziku pranë organeve përkatëse. Është vetëm një mekanizëm ndihmës që pasqyron në kohë reale, dhe ndihmon në evidentimin më të shpejtë të rreziqeve" tha Duro. Share U.D/ReportTv.al Herida Duro Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.7% Magjistratëve 15.4% Nuk e di 5.9% Vota total: 8046 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?