Lajme Zone
KLSH u fut deri në “palcë” të korrupsionit; interesat e prekura hapin front sulmesh kundër Arben Shehut
PolitikëPamfleti

KLSH u fut deri në “palcë” të korrupsionit; interesat e prekura hapin front sulmesh kundër Arben Shehut

Arben Shehu po goditet prej ditësh nga disa drejtime njëherësh, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit ka në tavolinë disa prej auditimeve më të ndjeshme që mund të ketë sot administrata shqiptare. Vetë Shehu foli publikisht më 30 shtator për “presione konkrete” ndaj audituesve dhe bëri të ditur se KLSH po kontrollon KESH-in, Thumanë-Fushë Krujë-Kasharin, vendburimet e naftës, kromin, hidrocentralet, fotovoltaikët, bujqësinë dhe kontrata të shëndetësisë.

KLSH u është futur deri në palcë pronave, tenderëve dhe koncesioneve të milionave; tani grupet mafioze të interesit po lëshojnë qen e zagarë mediatikë kundër Arben Shehut. Kush po paguan, kush po organizon dhe kujt i intereson të kërcënojë kreun e institucionit që po u hap letrat Arben Shehu po goditet prej ditësh nga disa drejtime njëherësh, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit ka në tavolinë disa prej auditimeve më të ndjeshme që mund të ketë sot administrata shqiptare. Vetë Shehu foli publikisht më 30 shtator për “presione konkrete” ndaj audituesve dhe bëri të ditur se KLSH po kontrollon KESH-in, Thumanë-Fushë Krujë-Kasharin, vendburimet e naftës, kromin, hidrocentralet, fotovoltaikët, bujqësinë dhe kontrata të shëndetësisë. Në të njëjtën periudhë janë vënë në lëvizje individë, faqe dhe llogari të sponsorizuara në rrjetet sociale, ndersa grupe të caktuara kanë tentuar ta fusin KLSH-në dhe Arben Shehun në protestat e Flamingove, megjithëse institucioni nuk është pjesë e boshtit mbi të cilin është ngritur ajo lëvizje. Sipas burimeve, pas një pjese të këtyre ndërhyrjeve qëndrojnë njerëz dhe interesa që janë prekur nga kontrollet e KLSH-së, ndërsa protesta përdoret për t'i dhënë sulmit një pamje më të gjerë qytetare.

Kjo e bën edhe më të dukshme atë që po ndodh përreth institucionit. KLSH po tentohet të tërhiqet në një betejë ku nuk ka hyrë vetë, ndërsa temat që përdoren kundër Shehut janë pikërisht ato ku audituesit e tij kanë hyrë më fort. Kadastra, AKSHI, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Vlora, shëndetësia, infrastruktura. Janë të njëjtat emra që dalin sot si kundërargument ndaj njeriut që i ka pasur nën kontroll.

Kadastra është një prej tyre. KLSH është kthyer këtë vit në disa drejtori vendore për të parë se çfarë kishte ndodhur me rekomandimet e auditimeve të mëparshme. Në Tirana Rurale II, 22 nga 32 rekomandimet organizative të rikërkuara vazhdonin të ishin të pazbatuara, bashkë me 31 masa disiplinore. Në të njëjtin raport gjenden çështje që lidhen me legalizime, regjistrime pronash, sipërfaqe dhe detyrime financiare të lëna pa zgjidhje.

AKSHI del sot po ashtu në qendër të sulmeve ndaj Shehut, ndërkohë që KLSH e ka audituar vetë institucionin dhe është kthyer edhe mbi zbatimin e rekomandimeve. Auditimi i performancës për shërbimet online u ndoq me një kontroll tjetër mbi mënyrën se si AKSHI kishte zbatuar masat e lëna nga audituesit.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Vlora kanë të njëjtën histori. KLSH ka audituar FSHZH-në dhe projektin e rehabilitimit të Rrugës së Lumit të Vlorës, ndërsa në vitin 2025 ka pasur në program edhe rikualifikimin e zonës urbane pranë qendrës historike të qytetit. Pra edhe këto janë dosje që kanë kaluar realisht nëpër tavolinat e audituesve dhe jo emra të nxjerrë sot për të mbushur një debat.

Shëndetësia prek edhe më shumë para dhe njerëz. Arben Shehu ka konfirmuar në Kuvend auditimet mbi Check-Up-in dhe shërbimet e integruara në sallat kirurgjikale, bashkë me projektin Thumanë-Fushë Krujë-Vorë-Kashar. Programi i KLSH-së për vitin 2026 ka 180 auditime dhe përfshin shëndetësinë, infrastrukturën, energjinë, teknologjinë e informacionit dhe fusha të tjera ku qarkullojnë kontrata të mëdha publike. Në vitin 2025 KLSH zhvilloi 190 auditime në 271 subjekte dhe dha 4 994 rekomandime. Këto janë shifra që tregojnë edhe përmasën e konfliktit që mund të krijojë një institucion kur nuk mjaftohet me kontroll formal, por kthehet përsëri për të parë se çfarë është bërë me atë që ka gjetur.

Në këtë kuptim, vala kundër kreut të KLSH-së po i tregon atij edhe hartën e betejës. Sa herë del në shënjestër një dosje e re, emrat e institucioneve dhe sektorëve që hidhen në publik janë po ata që audituesit kanë pasur ose kanë ende mbi tavolinë. Për Arben Shehun ky mund të lexohet edhe si sinjal i drejtpërdrejtë se ku janë prekur nervat më të fortë

Sipas burimeve të Pamfletit, një pjesë e interesave të prekura nga këto auditime po investojnë sot te sulmi personal ndaj kreut të KLSH-së, duke përdorur individë, rrjete sociale të sponsorizuara dhe grupe që kërkojnë ta nxjerrin institucionin nga terreni i dokumenteve e ta fusin në zhurmën e protestës dhe të akuzave publike.

Arben Shehu deri tani ka mbajtur një profil tjetër. Ka folur për presionin vetëm kur është pyetur drejtpërdrejt, ndërsa KLSH ka vijuar auditimet dhe ka bërë publike fushat ku po kontrollon. Nuk është rastësi që mes tyre janë pikërisht sektorët ku një rekomandim, një raport apo një referim mund të prekë miliona euro dhe interesa të ndërtuara prej vitesh.

Kjo është arsyeja pse harta e sulmeve ndaj tij sot lexohet pothuajse njësoj me hartën e auditimeve të KLSH-së.

Kadastra. AKSHI. FSHZH. Vlora. Shëndetësia. Energjia. Infrastruktura.

Janë pikërisht aty ku Arben Shehu ka goditur më fort.

/Pamfleti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Rama po i kërcënon!”/ Elisa Spiropali i kthehet Bardhit në Kuvend: S’me shantazhon dot askush 8 Tetor 2026, 11:2911:29Politike “Po përdorni kodin e Ergys Agasit”, Bardhi akuza Ramës në Kuvend: Shantazhoni këdo që ju del kundër 8 Tetor 2026, 11:2611:26Politike Përplasja për Reformën Territoriale, Berisha në Kuvend: Të shkojmë në referendum 8 Tetor 2026, 11:1011:10Politike Tensione para Kuvendit/ Policia përdor gaz lotsjellës, protestuesit kundërpërgjigjen me flakadanë e tymuese 8 Tetor 2026, 11:0811:08Politike “Andi Lila futbollist, jo kompozitor”, Balla përplaset me Berishën: S’duhet ta përdorje atë mynxyrë, autorët të dënohen 8 Tetor 2026, 11:0311:03Politike Klevis Balliu përplaset me policët: Hapeni rrugën, nuk jeni në perimetrin tuaj 8 Tetor 2026, 11:0111:01Politike