Lajme Zone
KLSH sulmohet nga një killer mediatik
PolitikëCNA

KLSH sulmohet nga një killer mediatik

Prej disa ditësh me një seri shkrimesh të pazakonta për nj...

Prej disa ditësh me një seri shkrimesh të pazakonta për një media të njohur dhe histori edhe profesionale shumëvjeçare, gazeta SOT ka nisur befas si rrufe në qiell të hapur të sulmojë Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe drejtuesin e tij.

Prej shumë vitesh gazeta SOT ka pasqyruar gjerësisht veprimtarinë e KLSH-së, ka botuar rregullisht lajme dhe shkrime mbi raportet e kontrollit të tyre sipas ligjit, madje ka vlerësuar vazhdimisht punën e këtij institucioni kushtetues. Por befas SOT nis një valë të ashpër me shkrime denigruese, duke shkelur çdo rregull të etikës profesionale, si rrallë herë më parë. Çfarë ka ndodhur?

Kjo metamorfozë e papritur e gazetës SOT, kjo kthesë 180 gradë e tyre nga pro në kundër KLSH-së erdhi në një kohë që CNA sapo ka rinisur të ngrejë shqetësimin mbi portalet dhe gazetarët anonimë, mbi fake news që prodhohen me qëllim ndotjen e imazhit, pse jo duke kërkuar dhe pazare, më tej shkojmë në gjobaxhinj, që sulmojnë biznese për t’i vjedhur.

Rasti i gazetës Sot sjell një tjetër fenomen shqetësues, atë të sulmeve ndaj institucioneve për interesa klienteliste, korruptive apo shantazh për përfitime që shkojnë sa në linjat e institucioneve që kontrollohen tek punësimet dhe emërimet në administratë. Kjo jo vetëm për KLSH-në, por edhe për shumë institucione të tjera kushtetuese. SOT nuk është as rasti i parë dhe as i fundit por më i freskëti.

CNA ka zhvilluar një sërë intervistash mbi fenomenet më negative që shqetësojnë mediat dhe rasti i gazetës SOT është nga më brutalët.

Kreu i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Armand Shkullaku, tha në një intervistë me CNA TV se “një lukuni portalesh” e kanë bërë gjobëvënien një veprimtari të përditshme. “Faqe online, gjoja informative, të drejtuara nga gazetarë të dështuar apo mercenarë që ndërsehen me pagesë kundër bizneseve, personave publikë, kolegëve të tyre apo dhe bandave rivale, janë shtuar aq shumë sa rrezikojnë të krijojnë një imazh të deformuar edhe për ata që ushtrojnë me profesionalizëm dhe ndershmëri profesionin e gazetari”, theksoi zoti Shkullaku. Industria e gjobëvënies/ Armand Shkullaku: Një lukuni portalesh sulmojnë bizneset

21 Shtator, 14:32 Edhe drejtuesi i Institutit Shqiptar të Medias, Remzi Lani, shprehu shqetësimin për gjobëvëniet nga mediat anonime në një prononcim për CNA TV, duke theksuar se kritika ndaj aktorëve politikë apo të biznesit është legjitime, për presioni ndaj tyre për përfitime financiare apo të tjera është i paligjshëm dhe nuk ka të bëjë me gazetarinë e vërtetë. Qarqet e biznesit janë edhe më shumë të shqetësuara për këtë dukuri. Gjobëvënia e mediave dhe portaleve anonime/ Instituti i Medias: Nuk kemi vakuum ligjor, por mungesë zbatimi

30 Shtator, 13:12 Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, u shpreh për CNA TV se “bizneset po raportojnë dëme të konsiderueshme nga informacione të pavërteta dhe sulme të qëllimshme, ndaj kanë dyshime shumë të forta për gjobëvënie”. Industria e gjobëvënies, alarmi për bizneset

23 Shtator, 10:32 Ne jemi të qartë se sulmet paradoksale të gazetës SOT ndaj KLSH-së dhe kreut të saj janë sa meskine, korruptive, brutale dhe të neveritshme. Pa asnjë etikë profesionale, nga turbullimi i ndonjë koke që diçka ka kërkuar dhe nuk i është dhënë, në këtë moment gazeta kthehet në purgator kriminal.

Në arkivin e gazetës prej 5 e 6 gjashtë vitesh rezulton se ka vetëm shkrime pozitive dhe pasqyrim të rregullt të veprimtarinë e KLSH-së.

Si ndryshoi gazeta SOT, kaq shumë për keq dhe kaq befas ndaj KLSH-së dhe kreut të tij, ndërkohë që KLSH është po ai institucion që për më shumë se 2200 ditë ka qenë shembull, por që tani për 5 ditësh dikush ka gëlltitur një lugë çorbë të prishur dhe po vjell.

Shkaku që çoi tek kjo marrëzi e kolegëve tanë kundër KLSH-së është i qartë dhe zbërthen një tjetër fenomen negativ në media, sulmin ndaj institucioneve kushtetuese për interesa meskine pronarësh gazetash që janë kthyer në killera mediatike./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.