Lajme Zone
Klosianët marrin daullet, këngë e valle pas shkrirjes së bashkisë
PolitikëJOQ Albania

Klosianët marrin daullet, këngë e valle pas shkrirjes së bashkisë

Nga Ministria e së Vërtetës

Nga Ministria e së Vërtetës

Banorët e Klosit kanë shpërthyer në festë pasi mësuan se bashkia e tyre pritet të shkrihet dhe të bashkohet me Bashkinë Mat.

Sipas burimeve, qytetarët kanë ndezur muzikën në shesh, kanë hedhur valle dhe kanë falënderuar reformën që u kurseu edhe hallin për të zgjedhur kryetar bashkie në të ardhmen dhe madje do i sorollasë deri në Burrel. Madje për atmosferë siç duket kanë marrë dhe vetë mbretin e tyre Edi Ramën dhe hyjneshën e tij, Belinda Ballukun.

Me daulle, e currle, klosianët kanë falënderuar reformën që u solli një ndryshim të madh.

"Deri dje ankoheshim për rrugët, investimet dhe shërbimet. Tani jemi të qetë, sepse nuk do të kemi më bashki për t'u ankuar," tha një banor, ndërsa një tjetër shtoi se mezi pret të marrë gomar të ri për të shkuar te zyrat e reja të administratës andej nga bashkia Mat.