Lajme Zone
Klasa të reja, laboratorë dhe terrene sportive, si po transformohet shkolla 'Mehmet Bajraktari' në Cërrik
PolitikëReport TV

Klasa të reja, laboratorë dhe terrene sportive, si po transformohet shkolla 'Mehmet Bajraktari' në Cërrik

Punimet po shkojnë drejt fundit, ndërsa godina do të ketë edhe hapësira për aktivitete pas mësimit dhe për komunitetin

Punimet në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Mehmet Bajraktari” në Cërrik po shkojnë drejt përfundimit, duke i dhënë godinës një pamje tërësisht të re. Sipas kryeministrit Edi Rama, në shkollë janë ndërtuar klasa të reja, laboratorë dhe mjedise bashkëkohore për mësimdhënie. Projekti përfshin gjithashtu terrene sportive dhe hapësira të jashtme të harmonizuara me gjelbërimin përreth. LEXO edhe...Me pistoletë në çantë, arrestohet 21-vjeçari në Elbasan Në postimin e publikuar në rrjetet sociale, Rama shprehet se nxënësit do të kenë mundësi të zhvillojnë sportin, talentet dhe aktivitetet pas mësimit, si programi “Toka në Shkollë”, ndërsa shkolla do të jetë një hapësirë gjithnjë e më e hapur edhe për komunitetin. Share U.D/ReportTv.al Cërriku Elbasan shkollë edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 41.5% Jo 51.5% I/e dyzuar 7% Vota total: 4207 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?