Foto ilustruese/ Një dosje me 9 faqe të SHISH në makinën e Agasit u kthye në studio në “luftë klanesh”. Gysi u paketua si bashkëpunëtor, "loqka" e tij si viktimë, ndërsa lavatriçja televizive ndezi centrifugën për t’ua hedhur baltën "armiqve" imagjinarë... Mbrëmja e djeshme tregoi se beteja e Ergys Agasit ka hyrë edhe në studiot e televizioneve kombëtare. Brenda pak orësh, njeriu që ndodhet në qendër të një dosjeje që ka prekur drejtuesen e SHISH u shty në plan të dytë, ndërsa publikut iu servir një histori e re me klane, hakmarrje, dosje të rrjedhura dhe armiq të rinj brenda pushtetit.
Sa herë një dosje penale afrohet te oborri i pushtetit, studiot kombëtare fillojnë të prodhojnë një realitet paralel, ku i hetuari largohet gradualisht nga qendra e skandalit, viktimat dhe fajtorët ndërrojnë vendet, ndërsa përgjegjësia tretet në një mjegull të re të quajtur “luftë klanesh”.
Ergys Agasi duhej të ishte objekti kryesor i pyetjeve mbi informacionet që kishte marrë, njerëzit që i kishin shërbyer dhe pushtetin që kishte ndërtuar jashtë çdo mandati publik. Në vend të kësaj, një nga televizionet kombëtare hapi dyert e studios dhe, brenda pak orësh, Agasi nisi të ndryshonte rol para syve të publikut. Nga personi për të cilin hetuesit kërkojnë të kuptojnë çfarë informacioni kishte marrë nga drejtuesja e shërbimit sekret, ai u prezantua papritur edhe si një “bashkëpunëtor i SHISH”, një status i hedhur publikisht në studio dhe i shoqëruar me tezën se SPAK mund të mos jetë kurrë në gjendje ta verifikojë.
Dosja ndërkohë kishte prodhuar një histori shumë më konkrete. Hetuesit kishin sekuestruar në makinën e Agasit nëntë printime me të dhëna të shërbimit, Vlora Hyseni kishte pranuar se komunikonte vazhdimisht me të dhe raportimet mbi materialin hetimor flasin për një marrëdhënie që vazhdoi edhe gjatë kohës kur Agasi ishte në kërkim, me telefonata, komunikime në Signal, video dhe fotografi. Vetë SPAK, sipas këtyre raportimeve, e ka kundërshtuar shpjegimin se e gjithë kjo lidhej thjesht me statusin e një bashkëpunëtori.
Studioja e zhvendosi shpejt lupën. Kush i fotografoi mesazhet, kush i nxori, kujt i interesonte publikimi, pse u ekspozua pjesa intime.Brenda së njëjtës mbrëmje, gruaja që kishte drejtuar institucionin më të ndjeshëm të sigurisë dhe kishte pranuar komunikimin e vazhdueshëm me "shpirtin" e saj Gysin po merrte një histori të re, atë të shënjestrës së një "operacioni" të organizuar kundër saj.
Pastaj erdhën "specialistët e midhjes dhe peshkut", miqtë e "çorbës" së trafikantit Gjergj Luca dhe personazhe që në ditë të zakonshme nuk shkelin në atë ekran, ndërsa dyert hapen sapo beteja e tyre personale përputhet me nevojën e pronarit për të goditur në një drejtim të caktuar. Njëri solli teorinë e bashkëpunëtorit të SHISH, tjetri solli luftën e klaneve, ndërsa një tjetër hodhi në tavolinë takime private, kontroll mbi drejtësinë, vila dhe shantazh, duke e zhvendosur zjarrin te një figurë tjetër e pushtetit. Në të njëjtën ndërhyrje, Agasi u promovua edhe si njeriu që paska një numër të madh videosh, duke kaluar nga personazhi që duhet të japë llogari për sekretet e shtetit te personazhi që mban sekretet e të tjerëve. Pse vallë?!
Kështu funksionon më së miri emisioni i "shpëlarjes", me një ish-politikane në krye që ka marrë rolin e një "Don Kishote" moderne, gjithmonë gati të hipë mbi kalin e betejës së radhës sapo studioja gjen mullirin që duhet sulmuar. Ky personazh e ka kthyer studion në sallon rehabilitimi për personazhe që vijnë të rënduar nga dosjet dhe dalin prej andej të veshur si viktima të konspiracioneve. Dosja mund të ketë një protagonist, dokumente dhe komunikime konkrete, ndërsa emisioni prodhon brenda natës pesë protagonistë të rinj derisa publiku humbet fillin se përse nisi historia.
Formula i shërben vetë Edi Ramës. Në momentin kur Agasi dhe drejtuesja e SHISH treten në një histori për luftën mes klaneve të PS, përgjegjësia politike për fuqinë që Gysi kishte ndërtuar pranë institucioneve humbet mes sherrit të brendshëm. Publikut i serviret ideja se palët po hanë njëra-tjetrën, ndërsa pyetja se si një njeri pa mandat publik arriti të kishte këtë lloj aksesi në majën e shtetit humbet mes tymnajës.
Mbrëmja e djeshme e nxori mekanizmin lakuriq. Gysi doli si “bashkëpunëtor” i shërbimit, drejtuesja e SHISH si viktimë që po hetohet nga SPAK, ndërsa zjarri u drejtua te njerëz të tjerë që skanë lidhje me dosjen AKSHI as me SHISH. Klani i Ergys Agasit po lufton fort për narrativën dhe, kur ekranet kombëtare të sjellin njerëzit e duhur në minutën e duhur për të zhvendosur historinë, Gysi mund të bëjë mbrojtjen më të mirë të jetës së tij pa u ulur asnjëherë vetë përballë kamerës. Bravo Gys "zemra"! /Pamfleti 9 Komente G Gjyljana Leka 24 Shtator 2026, 18:04 O ty ta lumsha sa bukur e ke shkru. ???? Përgjigjjuni E Errrrr 24 Shtator 2026, 18:40 Po ca pret nga lepirsit e rames po do ti mbaroj edhe peshtyma edhe shpelarja aterere. Ca do servirni o sufllaqexhi Ca do kujtojtoni se po i mbushim mendjen miletit a pika ju rafte askush sju degjon e shikon merruni me veten Përgjigjjuni E Ervis 24 Shtator 2026, 19:04 Fshijeni Top Channel nga mendja, Top Story ka kaluar ne degjenerim! Te fyesh Altin Dumani sikur ka fytyren e nje maniaku seksual vetem te emisioni Grida Dumes qe coi Artan Santon ne priten e vrasjes mund ta degjosh! Femer qe edhe fjala llum behet pis t'ia thuash! Përgjigjjuni P Perenialisti 24 Shtator 2026, 19:07 Super artikull Përgjigjjuni K Komentim. 24 Shtator 2026, 19:28 Ça prisni ju nga Topi, që edhe humorin (te Portokallia) e përdor për propagandë! Ata nuk kanë bërë dot një skeç për Veliajn dhe Ballukun, pikërisht se janë TV e kapur. Përgjigjjuni A Andy 24 Shtator 2026, 19:41 Mjere ne qe vazhdojme jetojme ne kete vend Përgjigjjuni A A. Baçe 24 Shtator 2026, 19:45 O zot në çfarë mjedisi të pështirë jetojmë, me kryeredaktorë që turma i njihte me emrin langoji i Berishës, aktualisht langua i Ramës që në kundërshtim me rregullat qenore dëshirë sublime ka shqyerjen e ish të zotit Sali Berisha. Me zv kryeministër puthador të Ramës që nuk dëshiron ti kafshojë duart, pot ti shqyejë gurmazin Ramës Me kryetare antispiunazhi të dëbuarën nga Kosova si spiune serbe, me mbretin e peshqve dhe ngjalave të hiperkorruptuar që nga mëngjesi në darkë bën rezil korrupsionitn. Me KM të marrin me kartelë të marri që bën qepaze marrëzitë e BE PS Në një fotografi gomerësh njeri mbante pllakatin ankimtar "Zot pse më linde këtu" Përgjigjjuni B Baca 24 Shtator 2026, 21:15 Shkrim konkret, i qarte i thjeshte per tu lexuar nga kushdo. Kjo drejtuesja e shpelarjes e filloi me heret kete mision per rastin konkret, pasi dihej pak a shume, qe me intervisten e shgarravines tjeter ose qiraxheshes pa shtepi qe bente si e prekur ne moral e seder Mirlinda Karçanaj. Sot po mhen ta kthejne skandalin me te rende ne nje histori dashuriçkash adoleshentesh si ne emisionin "Perputhen" po e njejta medja. E tmerrmshme qe Shqiperia vazhdon akoma e prodhon LLUM TE NDYRE Përgjigjjuni I Ilir 24 Shtator 2026, 21:34 Lavdi gazetes Panfleti. Vazhdoni misionin tuaj. Shqipetaret ka nevojë per ju, dhe ju ndjekin nga I gjithe globi.
Falenderime Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Media franceze: Skandali në SHISH, prek sigurinë e NATO-s dhe integrimin e Shqipërisë në BE 24 Shtator 2026, 12:0612:06Dosja e zezë Furtuna e Vlora Hysenit, 'çadra' e Ramës për cunamin e radhës 23 Shtator 2026, 18:0518:05Dosja e zezë “Emra, transferta dhe dëshmi”/ Bomba nga Austria për qeverinë ‘Rama’: Ku shkojnë milionat e korrupsionit? (Video) 23 Shtator 2026, 15:4615:46Dosja e zezë Alarm sigurie për NATO-n nga Tirana/ Shefja që drejtoi inteligjencën civile të Aleancës nën “arrest shtëpie” për sekretet e shtetit 22 Shtator 2026, 14:0014:00Dosja e zezë Nga funerali i të atit, te armët dhe “Air Albania”; media izraelite 'nxin' Ramën dhe zbërthen lidhjet me Ron Yeffet 21 Shtator 2026, 18:2218:22Dosja e zezë Shqipëria si “park lojërash” për të pasurit? 21 Shtator 2026, 10:4310:43Dosja e zezë

