Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Kjo protestë na ka çuar në BE, por “de facto” jemi larg”, qytetari nga Kryeministria: Nuk ndalemi, këtu merr jetë Shqipëria e re!


Këtë të enjte mbahet protesta e 82-të para kryeministrisë. Një qytetar tha se kjo protestë ka dërguar “de jure” Shqipërinë në BE, por jo “de facto”.

Këtë të enjte mbahet protesta e 82-të para kryeministrisë. Një qytetar tha se kjo protestë ka dërguar “de jure” Shqipërinë në BE, por jo “de facto”. Ai tha se pavarësisht thashethemeve, zemërata popullore nuk do ndalet. “Ju gëzoni respektin dhe dashurinë e gjithë emigrantëve. Protesta juaj De Juro na ka bërë anëtarë të BE. De Fakto jemi larg BE-së.

Ju jeni qytetarë fisnikë. Ju sfiduat të keqen, duke kërkuar dorëheqjen e kësaj qeverie. Duhet krijimi i një qeverie një vjeçare, që të përgatisë vendin për zgjedhjet e reja, aty ku deputetët dalin nga lista e popullit dhe jo nga lista e bajraktërve të partive.

Kjo protestë lindi nga vullneti i lirë i qytetarëve, të majtë dhe të djajthtë. Dinastia e Berishës i përket të shkuarës, dinastia e Ramoviçit është më tinzare.

Patronazhistët janë kufoma pa shtyllë njerëzore. Mediat, çdo ditë, gazetarë dhe sahanlëpirës flasin për shuarje proteste, por diçka e tillë nuk ndodh.

Në bulevard dëgjohet klithma e dhimbjes e babit që ka humbur djalin e vetëm për një serum. Në bulevard dëgjohet mllefi i qytetarëve që sorollaten për drejtësi”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb