Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Kjo protestë është thirrur nga Shqipëria dhe jo nga partia”, gazetari Stafa: Mjaft i keni shërbyer atyre, merrni në dorë fatin tuaj!


Në protestën e 100-të para kryeministrisë, gazetari Osman Stafa tha se kjo protestë është thirrur nga Shqipëria dhe jo nga partia. Stafa tha se atdheu thërret dhe të gjithë duhet të jenë bashkë.

Në protestën e 100-të para kryeministrisë, gazetari Osman Stafa tha se kjo protestë është thirrur nga Shqipëria dhe jo nga partia. Stafa tha se atdheu thërret dhe të gjithë duhet të jenë bashkë. “Nuk e kishin menduar kurrë që do zgjaste. Shqiponjat e diasporës do vijnë. Shqipëria do u takojë shqiptarëve dhe jo hajdutëve. Qëndresa historike është kontributi më i zgjuar që i keni dhënë këtij vendi, atdheut, Shqipërisë. Këtë protestë nuk e ka thirrur partia por Shqipëria. Ka një moment kur të thërret atdheu. Ky është momenti që shqiptarët të luftojnë për atdheun. A e mbani mend, ka kohë që ka mbaruar botërori por ja ku jemi. Unë do e përsëris, mos i besoni partisë, por besoni popullit shqiptar. Mjaft i keni shërbyer dhe u keni dhënë votën, ky është momenti që shqiptarët të mendojnë për vendin e tyre. Ata duan t’i hedhin hi syve, shqiptarë mos e tradhtoni protestën”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Osman Stafa