Lajme Zone
“Kjo nuk është protestë”, Bislimi: Sulm ndaj rendit kushtetues, akte kundër integrimit në BE
PolitikëABC News Albania

“Kjo nuk është protestë”, Bislimi: Sulm ndaj rendit kushtetues, akte kundër integrimit në BE

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Labinot Bislimi, ka reaguar ndaj protestave, duke i cilësuar ato si sulm ndaj rendit kushtetues dhe demokracisë.

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Labinot Bislimi, ka reaguar ndaj protestave, duke i cilësuar ato si sulm ndaj rendit kushtetues dhe demokracisë.

Bislimi tha se zhvillimet e tilla nuk duhet të emërtohen thjesht si protesta, pasi, sipas tij, bëhet fjalë për veprime të organizuara dhe të koordinuara.

Ai pretendoi se disa grupe janë organizuar përmes rrjeteve sociale dhe se një pjesë e tyre, sipas tij, janë të koordinuara drejtpërdrejt me persona në Beograd. Anëtari i Kryesisë së AAK-së e cilësoi situatën si sulm ndaj vendit, duke theksuar se, sipas tij, pjesëmarrësit nuk duhen konsideruar studentë.

Ai pohoi se kjo është protestë antiperëndimore dhe kundër integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Nuk do e quaja fare protestë. Duhet të tërhiqemi nga termi. Kemi të bëjmë me një sulm të rendit kushtetueses dhe demokratike. Kemi të bëjmë me grupe të organizuar në grupe sociale se si do sulmojnë dhe një pjesë e tyre janë të koordinuara direkt me shokët e tyre nga Beogradit.

Ky është një sulm ndaj vendit. Kjo është mëse e qartë. Këta nuk janë studentë. Është protestë antiperëndimore, është antisemite dhe është kundër integrimit në Bashkimin Evropian”, tha ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet