Lajme Zone
Skenar identik si në Tiranë! Të rinj, pa përkatësi politike dhe të dhunshëm, kush janë protestuesit e përfshirë në përplasjet në Piazza Duomo në Milano
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Skenar identik si në Tiranë! Të rinj, pa përkatësi politike dhe të dhunshëm, kush janë protestuesit e përfshirë në përplasjet në Piazza Duomo në Milano

Ndryshe nga tubimet e organizuara më herët në qytete të tjera të Lombardisë, të cilat kishin tërhequr pak pjesëmarrës, në Milano situata u përshkallëzua me shpejtësi.

Protesta kundër rritjes së kostos së jetesës, çmimeve të karburanteve, pagave të ulëta dhe mungesës së shërbimeve për qytetarët u kthye në kaos në Milano, ku qindra të rinj u përplasën me policinë në zonën e Piazza Duomo. Bëhet fjalë kryesisht për të rinj shumë të vegjël në moshë, mes tyre edhe të mitur, shumë prej të cilëve nuk kishin marrë pjesë më parë në protesta. Ndryshe nga tubimet e organizuara më herët në qytete të tjera të Lombardisë, të cilat kishin tërhequr pak pjesëmarrës, në Milano situata u përshkallëzua me shpejtësi. Sipas raportimit, qindra të rinj pa lidhje të qarta me lëvizjet politike të së majtës apo të së djathtës, iu bashkuan trazirave pasi nisën incidentet me policinë. LEXO edhe...Eskavatori në aksion, nis pastrimi i bulevardit “Dëshmorët e Kombit” pas protestës (VIDEO) Të rinjtë, shumë prej të cilëve kishin mbuluar fytyrat me kapuçë dhe shall, përmbysën tavolina, karrige dhe kosha mbeturinash, ndërsa përdorën barriera të kantierëve dhe gurë të shtruar në rrugë për të sulmuar forcat e rendit. Në përleshje u përdorën gjithashtu tymuese dhe bomba artizanale, ndërsa policia ndërhyri për të shpërndarë turmën, përfshirë edhe me gaz lotsjellës. Artikulli thekson se një pjesë e të rinjve u mobilizuan përmes rrjeteve sociale, veçanërisht TikTok-ut, ku pamjet e protestave të zhvilluara në ditët e mëparshme në Francë dhe në vende të tjera të Europës shërbyen si pikë referimi. Shumë prej tyre filmonin përplasjet me telefonat e tyre, duke publikuar pamjet në internet. Mes protestuesve kishte edhe të rinj të gjeneratës së dytë, si dhe pjesëmarrës të ardhur nga zona të ndryshme të Lombardisë, përfshirë Varezen dhe periferinë e Milanos. Në fillim të tubimit u panë flamuj italianë dhe disa flamuj të vendeve të origjinës së pjesëmarrësve, mes tyre edhe flamuri shqiptar. Sipas gazetarit, disa përfaqësues të kolektiveve studentore ishin të pranishëm në fillim të protestës, por u distancuan pasi tubimi u shndërrua në përplasje të dhunshme. Ata kundërshtuan shndërrimin e një proteste me kërkesa sociale në atë që artikulli e përshkruan si një përshkallëzim të pakontrolluar të dhunës. Raportimi i Corriere della Sera i krahason këto skena me trazirat e fundit në Francë (por kujtojmë që skenari përngjan edhe me protestat në Shqipëri), duke vënë në dukje se zemërimi social, mobilizimi në rrjetet sociale dhe mungesa e një drejtimi të qartë organizativ ishin elemente të përbashkëta. Megjithatë, artikulli nuk i identifikon të gjithë pjesëmarrësit si pjesë të një grupi të vetëm dhe as nuk provon se të gjithë kishin të njëjtat motive./Corriere Della Sera A.C/P.J/ReportTv.al protesta Lombardi Cesare Giuzzi Komento Komente Nccncn: 17/10/2026 23:21 Jane duar te huaja. Përgjigju Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.6% Disi 3.5% Vota total: 4611 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?