Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Kjo nuk është demokraci! Politikanët si sheikët”/ Protestuesi me tone të forta kundër qeverisë: Jemi në diktaturë, shqiptarë bashkohuni!


Një prej qytetarëve që po proteston para Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka hedhur akuza të forta ndaj klasës politike, duke e cilësuar situatën në vend si “diktaturë”.

Një prej qytetarëve që po proteston para Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka hedhur akuza të forta ndaj klasës politike, duke e cilësuar situatën në vend si “diktaturë”. “Kjo është diktatura e dytë. Shqipëria është në diktaturë, me ato që pashë sot, se si arrestoheshin qytetarët e ndershëm”, u shpreh protestuesi. Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, duke deklaruar se nuk është pjesë e asnjë partie politike. “O popull, na u bashkohuni! Kush është kundër kësaj klase politike të korruptuar, të na bashkohet. Unë nuk jam kriminel”, tha ai. Protestuesi kritikoi gjithashtu shpenzimet për sigurinë e zyrtarëve dhe standardin e jetesës së politikanëve, duke i krahasuar ato me vështirësitë që, sipas tij, përballojnë qytetarët shqiptarë. “Këta mbajnë nga 50 badigardë. Nga kush kanë frikë? Nga unë? Pse i paguajnë këta badigardë me taksat e shqiptarëve?”, u shpreh ai. Më tej, ai akuzoi politikanët se jetojnë në luks, ndërsa qytetarët shqiptarë përballen me vështirësi dhe detyrohen të largohen nga vendi. “Jetojnë si sheikë, ikin në hotele me 5 yje. Shqiptarët ikin në Europë, flenë në ferra dhe në stacione treni. Këta ikin në hotele me 5 yje”, tha protestuesi. Në fund, ai theksoi se protesta nuk lidhet me mbështetjen për një parti politike, por me kundërshtimin ndaj klasës politike në tërësi. “Këtu është një shtresë që mendon ndryshe. Nuk vjen për parti”, përfi ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb