Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, është përplasur me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë diskutimeve për Reformën Territoriale në Komisionin për Çështjet Ligjore. Strazimiri i kërkoi Manjës që të mos ndërhynte si një nga propozuesit e reformës, por të moderonte debatin mes palëve. Ai vijoi me një deklaratë ironike nga një film shqiptar i periudhës së diktaturës, duke thënë se “kripa” do të merret “badihava” kur të çlirohet Shqipëria, ndërsa iu drejtua Manjës edhe për detyrën e tij në komision. Në vijim, Strazimiri ngriti edhe çështjen e përcaktimeve kushtetuese për organizimin vendor. Ai tha se Kushtetuta përmend komunat, ndërsa Gjykata Kushtetuese, sipas tij, ka vlerësuar se ato mund të mos ekzistojnë. Pjesë nga diskutimi: Strazimiri: Manja ti nuk je një nga propozuesit. Modero debatin mes propozuesve dhe atyre që janë përballe. Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni. Kjo është fatura e kripës. Të marrësh kripë badihava kur të çlirohet Shqipëria thotë komisari. E keni përdhunuar Kushtetuesen. A do ta kryesh detyrën apo e ke pushim? Kushtetuta thotë Komuna. GJK thotë mund të mos ketë komuna. 9 anëtarë të Kushtetueses, vetëm njëri e kaloi vetingun, doli me faqe të bardhë. Manja: Qyteti ka edhe fshat, por ju ju le konotacion të keq, ka qenë një parrullë dikur që fshati rrethon qytetin. Si qenka kjo punë? Ku ka qytet pa fshatra. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

