Vajza që shihni në foto është 24-vjeçarja shqiptare Abigel Laçi, e cila u vra në Graz të Austrisë.
Sipas informacionit të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, Abigel u masakrua me çekiç brenda banesës ku jetonte me partnerin e saj.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 shtator, në një apartament në qendër të Grazit. Policia u njoftua rreth orës 12:40 dhe, pasi mbërriti në banesë, gjeti 24-vjeçaren pa shenja jete. Ajo kishte pësuar dëmtime të rënda dhe ndërroi jetë në vendngjarje.
Në lidhje me ngjarjen, policia arrestoi një 23-vjeçar, i cili është vëllai i partnerit të Abigel. Sipas raportimeve të mediave austriake, ai kishte hyrë në banesë me forcë, ndërsa në momentin e krimit Abigel ndodhej e vetme në apartament.
23-vjeçari është ndaluar nga autoritetet, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe motivin e vrasjes.

