Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori ka qenë një muaj i ngarkuar në tërësi, ndaj merrni kohën tuaj për t’u çlodhur. LEXO edhe... Beqarët do të kenë mundësi për të filluar një njohje të re...çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të shtunë Demi Po përballeni me ndikimin sfidues të Jupiterit dhe Mërkurit. Kohët e fundit edhe Afërdita ju ka hapur pak punë, ndaj mund të ndjeni tension. Ruani qetësinë veçanërisht në momentet më delicate. Binjakët Ju pret një ditë shumë interesante. Hëna po bëhet mjaft favorizuese, gjë që do t’ju nxjerrë nga prapaskena dhe do t’ju japë protagonizëm. Ajo që kërkohet nga ju është të tregoni guxim për të mos humbur mundësitë. Gaforrja Ditë e veçantë kjo e sotmja ku mund të merrni frymëzim të shkëlqyer. Do të ndiheni më pak të hidhëruar apo dyshues se ditët e fundit, ku humorit juaj ka pasur ulje ngritje. Aspekti financiar duket I paqëndrueshëm. Luani Hëna po përgatitet të hyjë në shenjën tuaj. Këto ditë tranzicioni janë shumë të rëndësishme dhe fillimi i muajit të ri do të jetë mjaft i mbarë. Aspekti financiar pritet të jetë në formë të mire duke ju mundësuar të bëni blerjet që doni. Virgjëresha Ditë aktive dhe një fundjavë shumë e këndshme. Qielli juaj është jashtëzakonisht premtues në çdo drejtim. Mos harxhoni kohë me njerëz që nuk sjellin asgjë interesante në jetën tuaj. Fokusohuni tek vetja. Peshorja Në disa raporte dashurie apo miqësie është koha të gjeni qartësi dhe transparencë. Saturni në opozitë po ju shtyn të rishikoni disa gjëra. Nëse tregoni gatishmërine e duhur, mund të arrini shumë gjëra. Akrepi Kjo ditë do t’ju japë përgjigjet që prisnit. Një ditë pozitive që do t’ju dhurojë intuitë të mprehta, të cilat do t’ju çojnë larg. Aspekti financiar duket në formë, por nuk favorizoheni në blerje të kota. Shigjetari Fundjava juaj është në rritje të plotë. Po vijnë mundësi të reja, emocione pozitive dhe një energji jetësore që do t’ju rikthejë dëshirën për të vepruar. Mundt ë bëni një njohje interesante gjatë ditës. Bricjapi Mund të ndjeni pak konfuzion apo mëdyshje. Ju punoni gjithmonë shumë dhe mendja juaj është e mbingarkuar me obligime. Kushtojini pak kohë vetes. Ndoshta një lidhje romantike do t;ju bënte mire. Ujori Dita nis mirë dhe me qëllime të mbara, por bëni kujdes pasi pjesa e dytë e ditës mund të jetë disi më në rënie apo e lodhshme. Kushtojini më sumë vëmendje shëndetit dhe mirëqënies fizike. Peshqit Një ditë me fat, interesante dhe intriguese. Edhe pse shpesh ju kaplon nostalgjia, yjet sot ju ftojnë të shihni përpara me optimizëm. Mos e ktheni kokën pas. Cfarë ka kaluar ka mbaruar. E ardhmja është më e ndritshme. R.Xh/ReportTv.al Parashikimi i yjeve parashikimi i horoskopit horoskopi Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.6% Jo 41.7% Nuk e di 8.6% Vota total: 544 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

