Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kishte kultivuar kanabis, arrestohet 58-vjeçari nga Puka! I gjendet edhe një pistoletë (EMRI+VIDEO)


Një 58-vjeçar nga fshati Kodërbojë ka rënë në prangat e bluve të Pukës pasi kishte kultivuar 105 bimë kanabisi në një pronë publike

Pukë - Një 58-vjeçar nga fshati Kodërbojë ka rënë në prangat e bluve të Pukës pasi kishte kultivuar 105 bimë kanabisi në një pronë publike. Gjatë kontrolleve në banesën e Tonin Lleshit policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë, me një krehër me municion luftarak. LEXO edhe...Ferma e kanabisit në Drenovicë të Beratit/ U ekstradua nga Britania një ditë më parë, GJKKO lë në qeli Xhuljano Hoxhën Bimët narkotike u sekuestruan si provë materiale. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, për disa javë, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Gjurmimi”. Si rezultat i këtij operacioni u identifikua dhe u arrestua shtetasi: -T. Ll., 58 vjeç, banues në fshatin Kodërbojë, Pukë. Ky shtetas u kap në flagrancë në fshatin Kodërbojë, në një parcelë në tokë publike, ku ishin kultivuar 105 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 58-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, me një krehër me municion luftarak”, njoftoi sot policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al puke Shkoder kanabis Tonin Lleshi Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.5% Shoqëria 24.9% Social media 16.6% Vota total: 2141 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?