Lajme Zone
Kishte kultivuar 80 bimë kanabisi pranë banesës në Mallakastër, arrestohet 41-vjeçari
Të tjeraEuronews Albania

Kishte kultivuar 80 bimë kanabisi pranë banesës në Mallakastër, arrestohet 41-vjeçari

Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi kishte kultivuar 80 bimë narkotike pranë banesës së tij në Mallakastër.

Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi kishte kultivuar 80 bimë narkotike pranë banesës së tij në Mallakastër. Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë K. L., 41 vjeç, i cili i kishte kultivuar bimët në ambiente të hapura dhe të mbyllura. Bimët narkotike u asgjësuan përmes djegies, ndërsa një pjesë e vogël u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i plotë i policisë: Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin dhe i intensifikimit të punës operative, me objektiva parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të hapura dhe të mbyllura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër finalizuan operacionin e koduar “Burimi”, gjatë të cilit u arrestua shtetasi K. L., 41 vjeç, banues në fshatin Cfir. 41-vjeçari dyshohet se ka kultivuar 80 bimë narkotike Cannabis Sativa, në një sipërfaqe toke shtetërore, në afërsi të sipërfaqes së tokës që ka në pronësi në fshatin ku banon. Pjesa më e madhe e bimëve narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa një pjesë e vogël u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Kontrollet kundër kësaj veprimtarie kriminale, vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.