Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer sulme të ndërsjellta gjatë natës dhe gjatë ditës së sotme. Sulmet e Moskës u përqëndruan në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, zjarret u “shuan shpejt” në kryeqytet, ndërsa “puna emergjente” është duke u zhvilluar. "Rusët plagosën gjashtë persona në qytet dhe rajon," thanë zyrtarët ukrainas. "Kudo që rusët arrijnë me raketat e tyre balistike, ata godasin infrastrukturën civile", theksuan ata më tej. LEXO EDHE:Rusi/ Ndiqet penalisht fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë Nga ana tjetër, Ukraina lëshoi rreth 1500 dronë dhe 9 raketa lundrimi drejt Rusisë gjatë 24 orëve të fundit, duke lënë të paktën 6 të vrarë, sipas autoriteteve rusë. Ukraina pretendon se goditja ishte një kundërsulm ndaj sulmeve të fundit ruse me raketa balistike. “Pesë persona thuhet se janë vrarë në rajonin jugperëndimor të Rostovit në Rusi”, tha guvernatori lokal Yury Slyusar. Në rajonin e Moskës, një burrë 83-vjeçar u vra gjithashtu pasi një dron u tha se goditi shtëpinë e tij. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Rusi ukraine lufta ne ukraine rusia sulmon ukrainen kiev moska sulme me drone Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.4% Shoqëria 25% Social media 16.7% Vota total: 1381 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
