Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer sulme të ndërsjellta gjatë natës dhe gjatë ditës së sotme. Sulmet e Moskës u përqëndruan në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, zjarret u “shuan shpejt” në kryeqytet, ndërsa “puna emergjente” është duke u zhvilluar. LEXO edhe...Rusi/ Ndiqet penalisht fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë "Rusët plagosën gjashtë persona në qytet dhe rajon," thanë zyrtarët ukrainas. "Kudo që rusët arrijnë me raketat e tyre balistike, ata godasin infrastrukturën civile", theksuan ata më tej. Nga ana tjetër, Ukraina lëshoi rreth 1500 dronë dhe 9 raketa lundrimi drejt Rusisë gjatë 24 orëve të fundit, duke lënë të paktën 6 të vrarë, sipas autoriteteve rusë. Ukraina pretendon se goditja ishte një kundërsulm ndaj sulmeve të fundit ruse me raketa balistike. “Pesë persona thuhet se janë vrarë në rajonin jugperëndimor të Rostovit në Rusi”, tha guvernatori lokal Yury Slyusar. Në rajonin e Moskës, një burrë 83-vjeçar u vra gjithashtu pasi një dron u tha se goditi shtëpinë e tij. R.Xh/ReportTv.al Rusi ukraine lufta ne ukraine rusia sulmon ukrainen kiev moska sulme me drone Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.4% Shoqëria 25% Social media 16.7% Vota total: 1381 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
