Zjarret masive në Salamina të Greqisë i kanë marrë jetën 2 personave në zonën e Peristerias, ndërsa raportohet se rreth 364 të tjerë janë evakuuar. Sipas mediave greke, një operacion i gjerë për evakuimin e civilëve përmes rrugëve detare është duke u zhvilluar aktualisht në ishullin e Salaminës, ku dy vatra të mëdha zjarri po përhapen me shpëjtësi. LEXO edhe...Zjarret në Lurë e Dajt, 100 efektivë të Forcave të Armatosura të angazhuar në terren, Nufi: Mirënjohje për guximin dhe përkushtimin! (VIDEO) Roja Bregdetare Helenike njoftoi se operacioni i evakuimit po zhvillohet në zonat detare pranë Peristerias, Kolones, Maroudit dhe Saterlit, nën koordinimin e Qendrës Operacionale të Rojës Bregdetare. Në operacion janë angazhuar forca të Brigadës së Zjarrfikësve, mjete të Rojës Bregdetare, tragete, varka ndihmëse dhe mjete private. Situata në ishull vijon të jetë kritike, pasi erërat e forta po vështirësojnë ndjeshëm përpjekjet për shuarjen e flakëve. Zjarri i parë shpërtheu në zonën e Peristerias rreth orës 14:45, ndërsa rreth orës 15:00 u raportua edhe një vatër e dytë në zonën e Selinias. R.Xh/ReportTv.al Salamina viktima ZJARRET NE GREQI zjarret 2026 greqi Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.7% Shoqëria 24.9% Social media 16.4% Vota total: 1442 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
