Shqipëria mund të shkojë drejt bashkimit të disa bashkive vetëm përmes një analize të hollësishme të reformës së vitit 2015, thotë Këshilli i Evropës në një raport paraprak të përgatitur nga raportuesit Anders Knape dhe Soren Schumacher në marsin e vitit 2026. Raportuesit thonë se pushteti vendor ka pasur vetëm informacion minimal dhe paralajmërojnë se Karta Evropiane nuk i ndalon bashkimet ose ndryshimet e kufijve territorialë por ajo kërkon që komunitetet e prekura të konsultohen paraprakisht. LEXO edhe...Ngrihet Aleanca për Mbrojtjen e Prrenjasit, banorët peticion kundër ndryshimeve territoriale: S'duam bashkim me Librazhdin (VIDEO) "Ekziston rreziku që gjatë përgatitjes së reformës territoriale të planifikuar për vitin 2026 të zhvillohen vetëm konsultime formale dhe jo thelbësore, nëse qeveria synon të respektojë afatin e njoftuar për zbatimin e saj", thuhet në draft report. Dokumenti evidenton gjithashtu një mospërputhje ndërmjet synimit për bashki më të mëdha dhe vazhdimit të centralizimit të shërbimeve publike, si menaxhimi i mbetjeve, ujit dhe arsimit. "Për një sërë funksionesh të detyrueshme, njësitë e qeverisjes vendore nuk zotërojnë kompetenca të plota dhe ekskluzive, por kufizohen në zbatimin mekanik ose në funksione të mirëmbajtjes institucionale. Si rrjedhojë, Shqipëria nuk po përfiton plotësisht nga parimi i subsidiaritetit", vijon dokumenti. Raportuesit kundërshtojnë logjikën sipas së cilës paaftësia ose dobësia e disa bashkive duhet të çojë në marrjen e kompetencave nga qeveria qendrore. "Megjithatë, në përputhje me frymën e Kartës, përgjigjja e duhur ndaj këtyre sfidave nuk është centralizimi, por zhvillimi i kapaciteteve administrative dhe financiare të njësive përkatëse të qeverisjes vendore" Raporti kërkon që reforma të mos kufizohet vetëm te numri dhe kufijtë e bashkive. Ajo duhet të trajtojë edhe të ardhmen e 12 qarqeve, ku theksohet se qarqet nuk mund të konsiderohen njësi të plota të vetëqeverisjes vendore në frymën e Kartës. K.T./ReportTv.al Keshilli i evropes reforma territoriale Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.1% Jo 29.3% Nuk e di 6.6% Vota total: 8498 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

