Këngëtarja e njohur Kida (Orhidea Latifi) po kurorëzoi dje (1 shtator), dashurinë me partnerin e saj Ajbi, në një ceremoni të organizuar në Romë. Në fotografitë dhe videot e publikuara nga të ftuarit, Kida shfaqet e veshur me një fustan të bardhë nusërie prej dantelle, me mëngë të gjata dhe vello. LEXO edhe...‘Nusja jonë e bukur’, Dafina Zeqiri konfirmon nga Roma dasmën e Kidës Ceremonia u zhvillua mes një dekori të mbushur me lule në nuanca rozë e pastel në Villa Miani, rezidenca historike e vendosur në Monte Mario, një nga zonat panoramike të kryeqytetit italian. Kida dhe Ajbi u fejuan në dhjetor të vitit 2024, pas propozimit që këngëtarja mori në periudhën e ditëlindjes së saj. Pas afro dy vitesh nga fejesa, çifti ka zgjedhur Romën për të festuar martesën mes familjarëve, miqve dhe emrave të njohur të muzikës shqiptare. Foto: Kida dhe Ajbi Xh.K/E.H/ReportTv.al Kida dasme rome Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29.5% Drejtësia 66.8% Nuk e di 3.6% Vota total: 3402 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?
