Lajme Zone
FOTOT/ Këngëtarja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë, brenda dasmës luksoze që u mbajt në Romë
KulturëGazeta Tema

FOTOT/ Këngëtarja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë, brenda dasmës luksoze që u mbajt në Romë

Këngëtarja Kida, emri i vërtetë i së cilës është Orhidea Latifi, i ka dhënë fund beqarisë. Më 1 shtator, ajo dhe partneri i saj, Ajbi, kurorëzuan martesën në Romë, në një ceremoni ku ishin të pranishëm familjarë, miq dhe emra të njohur të muzikës shqiptare.

Dasma u zhvillua në Villa Miani, rezidenca historike në Monte Mario, prej nga hapet një panoramë mbi Romën. Për ceremoninë e celebrimit, hapësira ishte dekoruar me lule në nuanca rozë dhe pastel, ndërsa më vonë festa vijoi në një tjetër ambient.

Një nga detajet që ka tërhequr vëmendjen në pamjet e publikuara nga dasma janë veshjet e nuses. Kida kishte zgjedhur tre fustane të ndryshme gjatë mbrëmjes, duke ndryshuar pamjen e saj përgjatë momenteve të ceremonisë dhe festës.

Historia e Kidës dhe Ajbit mori një tjetër hap në dhjetor të vitit 2024, kur çifti u fejua pas propozimit që këngëtarja mori në periudhën e ditëlindjes së saj. Rreth dy vite më vonë, ata zgjodhën Romën për të festuar martesën në rrethin e njerëzve të tyre më të afërt.

Pamjet nga ceremonia kanë nisur të qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale dhe në mediat rozë, duke sjellë në vëmendje detajet e dasmës së këngëtares shqiptare në kryeqytetin italian.