Lajme Zone
Rrethuan 2 orë hyrjen e Kryeministrisë dhe u përplasën me policinë, 14 protestues të arrestuar
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Rrethuan 2 orë hyrjen e Kryeministrisë dhe u përplasën me policinë, 14 protestues të arrestuar

TIRANË - Një ditë pas protestës para Kryeministrisë, ku protestuesit bllokuan për rreth dy orë hyrjen e Kryeministrisë policia ka arrestuar 14 persona. Në ditën e 94-të, protesta u shoqërua me disa tensione.Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë. Më pas, një pjesë e tyre u zhvendosën në rrugicat pas godinës, teksa kryeministri Edi Rama ndodhej në zyrë.

TIRANË - Një ditë pas protestës para Kryeministrisë, ku protestuesit bllokuan për rreth dy orë hyrjen e Kryeministrisë policia ka arrestuar 14 persona. Në ditën e 94-të, protesta u shoqërua me disa tensione.Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë. Më pas, një pjesë e tyre u zhvendosën në rrugicat pas godinës, teksa kryeministri Edi Rama ndodhej në zyrë. LEXO edhe...Rikthimi i Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar, Rama: Do festojë artin, historinë dhe të ardhmen e kinematografisë sonë (VIDEO) Protestuesit u përleshën fizikisht për disa momente me efektivët e policisë, ndërsa disa prej 'të vetëshpallurve' si organizatorë të protestës, mes të cilëve edhe Dritan Goxhaj dhe Arben Kola, të cilët përmes megafonit nxisnin të pranishmit që të vijonin të rrinin në godinën e Kryeministrisë. Pas përplasjes forcat e policisë krijuan një kordon duke ndërtesën qeveritare, teksa u shoqëruan për në komisariat dhe disa protestues. Lajm në përditësim… Xh.K/ReportTv.al Tirane protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29.4% Drejtësia 67% Nuk e di 3.6% Vota total: 3455 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?