Lajme Zone
“Këta asgjësojnë 15 bashki, ku është kjo Xhaçka?”, Berisha rikthehet në Kuvend: Në kohën kur ka qenë ministre e Mbrojtjes ka bërë kontrabandë me të shoqin
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

“Këta asgjësojnë 15 bashki, ku është kjo Xhaçka?”, Berisha rikthehet në Kuvend: Në kohën kur ka qenë ministre e Mbrojtjes ka bërë kontrabandë me të shoqin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar në Kuvend reformën administrativo-territoriale, duke akuzuar mazhorancën se po përdor gjuhën për të fshehur, sipas tij, realitetin dhe për të justifikuar shkrirjen e 15 bashkive.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar në Kuvend reformën administrativo-territoriale, duke akuzuar mazhorancën se po përdor gjuhën për të fshehur, sipas tij, realitetin dhe për të justifikuar shkrirjen e 15 bashkive. Në vijim të fjalës së tij, kreu i opozitës u ndal edhe te deputetja Olta Xhaçka, ndaj së cilës ngriti akuza për përfshirje në kontrabandë.

Berisha pretendoi se Xhaçka, gjatë kohës që ka qenë ministre e Mbrojtjes, është përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe se sot po voton për Territorialen.

“Forma më e lartë e korrupsionit të gjuhës, akti më i rëndë i korrupsionit. Jo vetëm i gjuhës, por edhe i mendimit. Këta asgjësojnë 15 bashki, prej të cilave kanë performancë shumë të mirë, kanë ekipe me aktivitete të shquara, ekipe me kampionë… prej të cilave ka performancë më të mirë se këta ekzekutueset, dilni ju këtu bëni avokatinë më të turpshme. Por termat që përdorni janë përdhosje e plotë gjuhës shqipe. Përdorni fjalë të kësaj gjuhe të bukur për t’u fshehur realitetin shqiptarëve, për t’u dhënë me fjalë. Një realitet që nuk ekziston, për të mbrojtur aferat tuaja korruptive.

Ku është kjo Xhaçka? E morët vesh që në kohën kur ka qenë ministre e Mbrojtjes ka luajtur kontrabandën? Sot ajo vjen, voton verbërisht, për të mbrojtur kontrabandat që ka bërë me të shoqin. Kjo është çështje e madhe shumë. Këta i detyrojnë të dalë ai. Si ka mundësi të silleni në këtë mënyrë? Mashtrimet e këtyre nuk përfjnë kurrë”, tha Berisha. Top Channel