Tensione janë regjistruar në Kuvend teksa po votohej në mënyrë elektronike për reformën territoriale. Gjatë përplasjes, Gazment Bardhi ka hedhur ujë në drejtim të deputetëve të PS, si dhe sende të forta, drejt Edi Ramës.
Menjëherë ka ndërhyrë Garda, ndërsa kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, vijonte me procedurën e votimit.
Reforma Territoriale kaloi me 85 vota pro. Top Channel

