Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi me votat e socialistëve propozimin për ndarjen e re administrative-territoriale.
Tiranës sipas këtij propozimi i shtohet një njësi e re administrative territoriale. Ajo do të përbëhet nga Rinasi që aktualisht është i përket Krujës dhe Domja dhe Bërxulli pjesë e Vorës.
Opozita në këshillin bashkiak shprehu votën kundër dhe propozoi krijimin e pesë bashkive të reja rreth Tiranës. Ndërkohë qëndrimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, sipas përfaqësuesve të Bashkisë së Tiranës, do t’i dërgohet Komisionit të Reformës Territoriale në një moment tjetër. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet keshilli bashkiak i tiranesReforma Territoriale

