Lajme Zone
Kërkoi të mos ekstradohet/ Gjykata Supreme e Brazilit rrëzon Ervin Matën
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Kërkoi të mos ekstradohet/ Gjykata Supreme e Brazilit rrëzon Ervin Matën

Gjykata Supreme e Brazilit ka refuzuar kërkesat e mbrojtjes së Ervin Matës për të mos u ekstraduar në Shqipëri. Gjykatësi Alexandre de Moraes nuk ka pranuar as argumentin për kërkesën e azilit dhe as pretendimin se dorëzimi i tij duhet të presë përfundimin e një hetimi penal në Brazil, shkruan Euronews Albania. Sipas raportimeve, avokatët e Matës kanë kërkuar ndalimin e ekstradimit për shkak të nj

Gjykata Supreme e Brazilit ka refuzuar kërkesat e mbrojtjes së Ervin Matës për të mos u ekstraduar në Shqipëri.

Gjykatësi Alexandre de Moraes nuk ka pranuar as argumentin për kërkesën e azilit dhe as pretendimin se dorëzimi i tij duhet të presë përfundimin e një hetimi penal në Brazil, shkruan Euronews Albania.

Sipas raportimeve, avokatët e Matës kanë kërkuar ndalimin e ekstradimit për shkak të një kërkese për azil në Brazil. Një tjetër arsye e paraqitur nga avokatët ishte që të pritej përfundimi i një hetimi penal në Gjykatën Federale të Sao Jose dos Campos.

Të dyja këto arsye u rrëzuan nga gjykatësi Moraes. Gjykata Supreme miratoi në gusht të këtij viti kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e tij. Pas rrëzimit të ankimeve të mbrojtjes, vendimi mori formë të prerë më 20 tetor.

Mata u arrestua në Brazil pasi akuzohet nga aturoritetet shqiptare për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit kriminal. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.