Lajme Zone
Kërkoi parashkrimin e dënimit me dy vite burg për fshehje pasurie, sot në GJKKO seanca e radhës për Adriatik Llallën
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Kërkoi parashkrimin e dënimit me dy vite burg për fshehje pasurie, sot në GJKKO seanca e radhës për Adriatik Llallën

Sot në Gjykatën e Posaçme pritet të zhvillohet seanca ndaj ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llallës, i cili kërkon parashkrimin e dënimit me dy vite burgim për fshehje pasurie.

Sot në Gjykatën e Posaçme pritet të zhvillohet seanca ndaj ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llallës, i cili kërkon parashkrimin e dënimit me dy vite burgim për fshehje pasurie. Llalla kërkon që dënimi i dhënë ndaj tij në vitin 2021, me vendim të formës së prerë, të konsiderohet i parashkruar. Argumenti i tij lidhet me faktin se kanë kaluar afro pesë vite nga vendimi, pa e vuajtur dënimin me dy vite burgim. LEXO edhe...Protesta para Kryeministrisë, të rinjtë gjuajnë me topa futbolli drejt godinës (VIDEO) Ish-kryeprokurori u dënua në pranverën e 2021-shit, ndërsa vendimi u la në fuqi nga Apeli i Posaçëm më 22 shtator 2021. Ai u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në tri episode, që lidheshin me shpenzimet për lindjen e djalit, ndërtimin e katit të tretë të një banese dhe shkollimin e vajzës në Gjermani. Gjykata vendosi gjithashtu konfiskimin e një apartamenti në Durrës dhe rreth 22 mijë metrave katrorë tokë në periferi të Tiranës, si dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Pasi u largua nga Shqipëria, Llalla kërkoi azil politik në Itali, ku u arrestua në dhjetor të vitit 2021. Por më pas për shkak të gjendjes së tij shëndetësore u lirua me kushtin që do të mbahej në survejim nga autoritetet italiane. Lajm në përditësim… ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al ADRIATIK LLALLA GJKKO Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.2% Të gabuar 27.6% Nuk e di 10.2% Vota total: 3333 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?