Lajme Zone
Kërcënoi me thikë taksistin dhe i mori paratë, celularin e çelësat e makinës, kapet 34-vjeçari në Durrës
Të tjeraReport TV

Kërcënoi me thikë taksistin dhe i mori paratë, celularin e çelësat e makinës, kapet 34-vjeçari në Durrës

Një 30-vjeçar që punonte si taksist është grabitur mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 14 të Durrësit. Një 34-vjeçar dyshohet se e ka kërcënuar me mjet prerës dhe i ka marrë paratë, celularin dhe çelësin e makinës.

Një taksist 30-vjeçar është grabitur nën kërcënimin e një mjeti prerës mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 14 të Durrësit. Autori i dyshuar i ka marrë paratë, celularin dhe çelësin e makinës, ndërsa është kapur më pas nga policia. I dyshuar për grabitjen është 34-vjeçari Xh. S i cili u kap nga policia e Durrësit në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, gjatë operacionit të koduar “Reagimi”. LEXO edhe...Policia kontrollon furgonin, gjen kanabis dhe fara narkotike! Dy të rinj të arrestuar në Portin e Durrësit "Nga strukturat e DVP Durrës u finalizua operacioni policor i koduar “Reagimi”. Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe i kontrollit të imtësishëm të territorit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në bashkëpunim me Shqiponjat u kap në kohë rekord shtetasi Xh. S., 34 vjeç. Ky shtetas dyshohet se mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 14, Durrës, kërcënoi me mjet prerës shtetasin A. Q., 30 vjeç, taksist, dhe i mori celularin, një shumë parash dhe çelësin e automjetit" thuhet në njoftimin e policisë. U.D/ReportTv.al Durres taksist policia e shtetit Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.4% Jo 29.5% Nuk e di 9.2% Vota total: 2021 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?