Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Kërcënoi me armë zjarri 31-vjeçarin për t’i marrë borxhin prej 600 mijë lekë të rinj, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë (EMRI+VIDEO)


Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi kërcënoi një 31-vjeçar për t’i marrë borxhin e pretenduar prej 600 mijë lekë të rinj

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi kërcënoi një 31-vjeçar për t’i marrë borxhin e pretenduar prej 600 000 lekë I arrestuari është identifikuar si Daniel Damzi. LEXO edhe...Shqipëria dhe Britania e Madhe synojnë shtimin e ekipeve të përbashkëta hetimore, Hita pret koordinatorin për Ballkanin Nick Bellingham Njoftimi i policisë: Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, për administrimin e kallëzimit të një 31-vjeçari, se ishte kanosur me armë zjarri, për dhënien e një shume parash, u finalizua operacioni i koduar “Pretendimi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi D. D., 20 vjeç, banues në Tiranë. 20-vjeçari dyshohet se ka kanosur me armë zjarri, 31-vjeçarin, për t’i marrë 600 000 lekë që pretendon se ky i fundit ia ka borxh. Nga kontrolli në banesën e shtetasit të arrestuar, u gjetën armë zjarri (pistoletë) me municion dhe sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë, për babanë e 20-vjeçarit, shtetasin Sh. D., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, 31-vjeçarin, për të njëjtin motiv. Në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimi për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme. Lajm në përditësim… ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/A.Hl/ReportTv.al Tirane borxh Daniel Damzi Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.5% Jo 29.5% Nuk e di 9% Vota total: 1993 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?