Lajme Zone
Kërcënoi kamerierin dhe administratorin e një hoteli/ Ish-efektivi shpallet në kërkim
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Kërcënoi kamerierin dhe administratorin e një hoteli/ Ish-efektivi shpallet në kërkim

Ish-efektivi, Uljan Shpataraku, është shpallur në kërkim nga Policia e Himarës. Raportohet se Shpataraku ka qenë me pushime në një hotel në zonën e Dhërmiut, ku edhe është përfshirë në një konflikt verbal me kamerierin dhe administratorin. Në vijim, mësohet se Shpataraku i ka kërcënuar. Stafi i hotelit ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Himarës ku blutë kanë shpallur në kërkim ish-zyrtarin e p

Ish-efektivi, Uljan Shpataraku, është shpallur në kërkim nga Policia e Himarës.

Raportohet se Shpataraku ka qenë me pushime në një hotel në zonën e Dhërmiut, ku edhe është përfshirë në një konflikt verbal me kamerierin dhe administratorin.

Në vijim, mësohet se Shpataraku i ka kërcënuar.

Stafi i hotelit ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Himarës ku blutë kanë shpallur në kërkim ish-zyrtarin e policisë./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.