Lajme Zone
“Kërcënimet ndaj të rinjve, veprime diktatoriale”/ Korreshi, thirrje: Të mbështesim studentët
PolitikëCNA

“Kërcënimet ndaj të rinjve, veprime diktatoriale”/ Korreshi, thirrje: Të mbështesim studentët

Nuk ka dyshim se Edi Rama është në ditët e fundit të pusht...

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka deklaruar se kërcënimet ndaj të rinjve, dhuna brutale ndaj tyre, injorimi i kërkesave, janë veprime dikatoriale të kryera nga kryeministri Edi Rama.

Korreshi thekson se këto veprime vërtetojnë se jemi në një dikaturë moderne, e cila po jep lëngimet e fundit.

Deputeti u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mbështesin studentët për të larguar Ramën. “Kërcënimet ndaj të rinjve protestues dhe familjarëve të tyre, dhuna brutale ndaj çdo të riu në shesh, injorimi që u bën kërkesave që ka populli, janë veprime DIKTATORIALE.

Edi Rama së fundmi ka vërtetuar se jemi në një diktaturë moderne, e cila po jep lëngimet e fundit.

Prandaj ju bëj thirrje të gjithëve le t’i mbështesim studentët për të larguar të keqen më të madhe të këtij vendi”, shkruan Korreshi./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.