Lajme Zone
Kërcënime, komente denigruese dhe akuzuese për policët/ Gent Progni nën hetim
TeknologjiCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Kërcënime, komente denigruese dhe akuzuese për policët/ Gent Progni nën hetim

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera...

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e specializuara të Antiterrorit, në bashkëpunim me ato të Hetimit të Krimit Kibernetik dhe me prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, në lidhje me thirrjet publike të bëra në rrjete sociale, me përmbajtje të kundërligjshme, të dhunshme dhe kërcënuese, në kontekstin e protestave të dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe në disa qarqe, që prej datës 13 tetor është ndaluar një shtetas E.XH 33-vjeç si dhe janë referuar materialet në Prokurori për 8 shtetas, mes tyre dhe Gent Progni.

Sipas Policisë së Shtetit Gent Progni ka kryer veprat penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Përndjekja”.

Progni ka publikuar në mënyrë të përsëritur, të dhëna personale, fotografi dhe video të punonjësve të Policisë së Shtetit, me komente fyese, denigruese dhe akuzuese.

Policia e Shtetit thekson se këto publikime ekspozojnë përpara protestuesve, identitetin e punonjësve të Policisë të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, krijojnë rrezik për jetën e punonjësve të Policisë, për sigurinë e tyre dhe të familjarëve të tyre, si dhe nxitin veprime intimidimi, kërcënimi dhe/ose dhune.

Më tej nënvizohet se në llogarinë që administron Gent Progni janë evidentuar postime me paralajmërime me karakter kërcënues ndaj institucioneve shtetërore, si dhe thirrje për identifikimin e shtetasve të tjerë, të cilat kanë rritur shqetësimin për pasojat që mund të sjellë shpërndarja e këtyre informacioneve në rrjete sociale.

Policia e Shtetit ndër të tjera ka proceduar penalisht dhe 17 shtetas të tjerë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.