Lajme Zone
Çfarë halli kanë Erion Veliaj dhe Plarent Ndreca
PolitikëCNA

Çfarë halli kanë Erion Veliaj dhe Plarent Ndreca

Avokati i pandehur në SPAK, Plarent Ndreca është ankuar pë...

Avokati i pandehur në SPAK, Plarent Ndreca është ankuar për transferimin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale Erion Veliaj nga burgu i Durrësit në burgun e Fierit.

Sipas Ndrecës, Veliaj po mbahet në burg në një qeli pa dritare dhe pa kushte normale për të paraburgosurit. “Sipas informacioneve, rezulton se zoti Veliaj është vendosur në një qeli izolimi, pa dritare, pa kushte normale për të paraburgosurit, megjithatë nuk e konfirmoj dot dhe për këtë arsye jam nisur për të verifikuar këtë fakt. Do përpiqem ta takoj dhe të shikoj se çfarë kushtesh i kanë vënë në dispozicion autoritetet e burgut të Fierit”, ka deklaruar Ndreca. Së pari, Veliaj nuk është në qeli pa dritare. Kjo nuk diskutohet pasi siç e theksuam në shkrimin tjetër kanë standarde burgjet shqiptare dhe ka investuar qeveria e Erion Veliajt për të rregulluar burgjet si në Durrës, në Fier dhe me gjerë. Veliaj ankohet për transferimin/ Pse në Fier, dhe jo te “313”-ta?!

28 Tetor, 18:50 Burg pa dritare nuk ka, po mos ka ngelur pa telefon lali i shkretë dhe ka ndonjë hall tjetër, duan që ta çojnë në ndonjë birucë që t’i hedhin ndonjë telefon brenda ose ndonjë gotë që të pijë, të hajë.

Këtë hall do ketë Plarenti se në burg pa dritare nuk të lë njeri aq më tepër Erion Veliajn që është zyrtar i PS-së, kryetari i Bashkisë së Tiranës në detyrë dhe i përzgjedhuri i Edi Ramës./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.