Lajme Zone
51 sulme ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave nga policia/ AGSH: Të nisin hetimet
PolitikëCNA

51 sulme ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave nga policia/ AGSH: Të nisin hetimet

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka dokumentuar 51 s...

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka dokumentuar 51 sulme ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave gjatë protestave studentore të nisura në 13 tetor.

Përfaqësuesi i AGSH-së, Isa Myzyraj ka kërkuar të nisin hetimet për rastet e raportuara nga AGSH. Gjithashtu ka kërkuar një sqarim të menjëhershëm nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita mbi 41 rastet kur efektivët kanë sulmuar gazetarët dhe punonjësit e mediave gjatë protestave.

Sipas Myzyrajt janë 6 raste të sulmit ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave të goditur me plumba gome.

Myzyraj ka kërkuar që sulmet ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave të dënohen nga të gjitha partitë politike përfshirë këtu dhe nga partia në pushtet. “AGSH ka dokumentuar 51 sulme ndaj gazetarëve dhe mediave nga efektivët e policisë gjatë protesta, që përbëjnë numrin më të lartë të sulmit brenda një dekade. Kjo tregon klimën e vështirë dhe pasigurinë e gazetarëve të Republikës së Shqipërisë që punojën në media. Janë 6 raste të gazetarëve dhe punonjësve të mediave të goditur me plumba manovër ose plumba gome nga Policia e Shtetit.

Të nisin menjëherë hetimet për rastet e raportuara nga AGSH. Kërkojmë një sqarim të menjëherëshëm nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita.

Ai duhet të japë sqarime dhe t’u përgjigjet 41 rasteve të sulmeve nga efektivët ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias. Partitë politike të dënojnë sulmet ndaj gazetarëve përfshirë dhe partisë në pushtet”, thuhet ndër të tjera në deklaratë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.