Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Keqqeverisje e korrupsion”, aktivisti Erald Noj: Të gjithë duhet të jemi bashkë në protestë, nuk na duhet përçarja


Këtë të shtune zhvillohet protesta e 126-të para kryeministrisë, ku kërkohet largimi i Ramës. Aktivisti Erald Noj u shpreh se të gjithë duhet të jenë bashkë për të arritur qëllimin dhe jo të ndarë në grupe.

Këtë të shtune zhvillohet protesta e 126-të para kryeministrisë, ku kërkohet largimi i Ramës. Aktivisti Erald Noj u shpreh se të gjithë duhet të jenë bashkë për të arritur qëllimin dhe jo të ndarë në grupe. “Te parlamenti kapi uji Braçen dhe u mërzit. Më ka shkruajtur në privat Braçe. Ai të shkojë në Kurbin dhe të shikojë sa denoncime kam bërë unë. Unë nuk të them pis rrugësh. Ju që bëni bashkëpunim me mafia, si në rastin e Bashkisë Krujë, që keni vendosur atje Artur Bushin. Janë denocimet në Krujë, nuk është hapur fare. Ky pisi i rrugëve jam unë. Kam thirrje për intelektualët, të bashkohen në një grup nga shumë grupe. Zëri jonë dëgjohet kur jemi bashkë. Hajde të heqim të keqen e madhe. Kush e do këtë vend le të vijë. Të largojmë të keqen, Ramën”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 126 noj protesta