Gazetari dhe analisti, Arion Sulo i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë debatit me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Blendi Klosi, Sulo u shpreh se studentët dhe pedagogët po kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Klosi nga ana tjetër u shpreh se në protestë janë shfaqur përfaqësues të Partisë Demokratike ku sipas tij ata kanë tentuar të kapin hapësirë por shtoi se ata janë të humbura. Diskutimet: Klosi: Të gjithë, përfaqësues të Partisë Demokratike është qartazi tendencë për të për të kapur hapësirë në këtë hapësirë ku Partia Demokratike është më e humbura, pa dyshim. Sulo: Ishin 1000 pedagogë, pyetje. Jo kanë firmos 2000 po aty në shesh ishin 3-4 mijë, të gjithë student, pedagogë, prindër. Tani ke ndonjë gjë kundër që PD-ja ka 1000 pedagogë? Klosi: Jo nuk e mendoj kurrë që i ka 1000 pedagog PD-ja. Do të ishte shumë mirë në qoftë se i kishte, po nuk i ka. Sulo: Mire ti ketë se ju keni mbajt Gysin e Suelin. Janë pedagog që duan të rrezojnë Ramën qofshin të PD-së qofshin të gjelbër etj. Klosi: PS ka 850 mijë vota Sulo: Do t’i bëni biografinë. Klosi: Nuk e kam fjalën fare te biografia. Ata të protestojnë, janë në të drejtën e tyre, janë në mbrojtje të rritur. Sulo: Kryeministri tha janë kështu, tha ka nevojë për psikolog, s’dinë të lidhin shtatë fjalë. Me pedagogët keni gjë. Klosi: Protesta ishte e qetë deri në mbrëmje, dolën personat me kapuç dhe nisën të hedhin gurë
