Lajme Zone
Këngëtarja amerikane bën bujë në Venecia, shfaqet me këmbë të padepiluara në tapetin e kuq
PolitikëGazeta Tema

Këngëtarja amerikane bën bujë në Venecia, shfaqet me këmbë të padepiluara në tapetin e kuq

Një detaj i pazakontë tërhoqi vëmendjen në Festivalin e Filmit në Venecia, ku këngëtarja amerikane Phoebe Bridgers u shfaq pa u shqetësuar për standardet tradicionale të bukurisë në tapetin e kuq.

Një detaj i pazakontë tërhoqi vëmendjen në Festivalin e Filmit në Venecia, ku këngëtarja amerikane Phoebe Bridgers u shfaq pa u shqetësuar për standardet tradicionale të bukurisë në tapetin e kuq.

32-vjeçarja mori pjesë në festival për të promovuar filmin “Primetime”, ku debuton si aktore krah Robert Pattinson. Por përveç debutimit në kinema, në qendër të vëmendjes u vendos edhe një detaj i pamjes së saj: këmbët e padepiluara.

Gjatë photocall-it të filmit, Bridgers u shfaq me një kostum të zi Gucci, me një fund të shkurtër që i linte këmbët në dukje. Qimet natyrale të trupit u vunë menjëherë re nga fansat dhe fotografitë nisën të qarkullonin në rrjetet sociale.

Reagimet nuk munguan. Shumë fansa e përshëndetën këngëtaren për zgjedhjen e saj, duke e cilësuar si një moment të rrallë në një industri ku personazhet publike shfaqen zakonisht me pamje të kuruara deri në detaj.

“Prit, kjo është kaq e rrallë për figurat publike”, shkroi një prej fansave, ndërsa të tjerë e vlerësuan për faktin se po e trajton qimen natyrale të trupit si diçka krejt normale.

Paraqitja e saj ka rikthyer edhe një herë diskutimin mbi standardet e bukurisë për gratë në tapetet e kuqe, ndërsa mediat ndërkombëtare e kanë krahasuar këtë moment me raste të mëparshme, si ai i Julia Roberts, e cila u bë pjesë e një debati të ngjashëm në vitin 1999. BACKGRID BACKGRID Credit: Shutterstock Editorial Credit: Shutterstock Editorial