Ministri Blendi Gonxhja ka ndjekur nga afër “Vajzë Fest” në Selenicë të Vlorës ku sigurisht është nderuar edhe polifonia labe. Grupi Amantia, me të cilin ministri i Kulturës ka postuar edhe foto, ka sjellë performanca të veçanta. S’ka munguar as një prej artistëve të shquar të Vlorës, Nazif Çela si dhe mjeshtri i fyellit, Vendim Kapaj, meloditë e të cilit u përzgjodhën edhe për filmin hollivudian, “The Odyssey.” “Me grupin Amantia, në Parkun Arkeologjik të Amantias, me këngët labe; “Labëria ime, Mal o Gur i çmuar..”, “Këngët Shqiptare, Këngët e mia”, “Ismail Qemali me derte”…, me Nazif Çelën e madh dhe Vendimin e fyellit magjik, tashmë i famshëm kudo, për Vajzë Festë, edicioni IV, pranë fshatit Vajzë, Bashkia Selenicë!”, shkruan Gonxhja krah postimit. LEXO EDHE:Hoteli i djegur në Vlorë, pamje nga ndërhyrja e zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit (VIDEO) P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: VAJZA FEST selenice Vlore nazif cela Vendim Kapaj Blendi Gonxhja Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.9% Shoqëria 24.5% Social media 16.6% Vota total: 1007 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
