Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, deklaroi se shqiptarët kanë zhgënjyer “një mik të madh”, duke iu referuar mungesës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. “Kur them të tradhtuar, jemi të gjithë të vegjël. Ne kemi kremtuar dhe do të kremtojmë gjithmonë faktin se ne shqiptarët jemi miq të fortë. Prandaj ndihem i tradhtuar. Kjo farsë të niste. Ndjesë, gjeneral. Ju jam mirënjohës për gjithçka që keni bërë në kapacitetin tuaj personal. Takohemi sërish sonte, por ne zhgënjyem një mik të madh”, u shpreh Rama.
Më tej, kryeministri ndryshoi temë duke folur për zhvillimin e Shqipërisë dhe ndryshimet që, sipas tij, kanë ndodhur gjatë viteve të fundit.
“Kur them të tradhtuar, jemi të gjithë të vegjël. Ne kemi kremtuar dhe do të kremtojnë gjithmonë faktin se ne shqiptarët jemi miq të fortë. Prandaj ndihem i tradhtuar. Kjo farsë të niste. Ndjesë gjeneral. Ju jam mirënjohës për gjithçka që keni bërë në kapacitetin tuaj personal. Takohemi sërish sonte, por ne zhgënjyem një mik të madh.
Më lejoni të ndryshoj temë. Atë që tha Martni, për atdheun tonë, sa shumë ka ndryshuar për këto vite. Ka të bëjë me faktin se sonte ne duhet të përballemi me një fakt të thjeshtë, askush nuk ta fal suksesin
Është viti i 5 apo i 6 që kemi aeroportin më të madh në rajon. Duke qenë shumë i madh jo vetëm ne terma relative, në rritje në Europë, por edhe në shifra. Më shumë udhëtarë se sa ai në Beograd. Sigurisht që kjo nuk është shumë e thjeshtë, që ta përtypin të gjithë, se kush jemi ne, kush është Shqipëria që të tregojë një ndryshim të tillë.
Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu. Nuk po përpiqem të them se nuk kemi mangësi. Martini në fjalën e tij nuk harroi të përmendte korrupsionin. Por e çuditshme është se ne shqiptarët, ajo çfarë shqiptarët e shohin si problem, partnerët europianë e shohin si sukses. A është e vërtetë”, u shpreh kryeministri Rama. Top Channel

