Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Këmbësorët në autostradë, Rrugorja e Fierit i gjobit me nga 1000 lekë: Përdorni mbikalimet për sigurinë e jetës suaj


Rrugorja e Fierit thekson se do të vijojë monitorimet, ndërsa shprehen se respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor është përgjegjësi e përbashkët.

Policia Rrugore e Fierit ka vijuar kontrollet me pajisje inteligjente për këmbësorët që nuk përdorin mbikalimet, por kalojnë mespërmes autostradës duke u bërë kështu edhe një burim aksidenti dhe duke rrezikuar jetën e tyre. Në një video të publikuar për mediat, policia tregon se qytetarët nuk i kanë përdorur mbikalimet dhe vendkalimet e dedikuara për kalimin e rrugës janë gjobitur me 1000 lekë. LEXO edhe...U shua në moshën 78-vjeçare, Fieri i jep lamtumirën aktorit Todi Llupi! Nderohet në Teatrin Bylis ku bëri shumë të qeshin (VIDEO) Rrugorja thekson se do të vijojë monitorimet, ndërsa shprehen se respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor është përgjegjësi e përbashkët. Njoftimi i plotë: Në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore, si dhe rritjes së parametrave të sigurisë në rrugë, Policia Rrugore Fier ka vijuar kontrollin dhe monitorimin e akseve rrugore nëpërmjet përdorimit të teknologjisë, kryesisht për sjelljen e këmbësorëve në rrugët interurbane kryesore, në raport me normat e sjelljes për këtë kategori përdoruesish të rrugës. Kontrollet kanë si qëllim jo vetëm parandalimin e aksidenteve rrugore, por edhe sensibilizimin e këmbësorëve për rëndësinë jetike që ka përdorimi i nënkalimeve dhe mbikalimeve në këto kategori rrugësh, të cilat, për shkak të karakteristikave teknike dhe shpejtësisë së lejuar, në rast aksidentesh rrugore, mund të jenë fatale për jetën dhe shëndetin e këmbësorëve. Policia Rrugore Fier do të vijojë kontrollet dhe vendosjen e masave administrative ndaj të gjithë këmbësorëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë kujdes nga këmbësorët, si dhe t’i përdorin mbikalimet dhe vendkalimet e dedikuara për kalimin e rrugës. Disa sekonda të kursyera nuk vlejnë sa jeta dhe siguria juaj. Respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor është përgjegjësi e përbashkët dhe kontribuon drejtpërdrejt në parandalimin e aksidenteve rrugore. Siguria në rrugë fillon nga secili prej nesh. Xh.K/E.H/ReportTv.al policia rrugore Fier Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.6% Të gabuar 85.9% Nuk e di 3.5% Vota total: 3442 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?