Lajme Zone
Këlliçi takim me strukturat e degës 9 në Tiranë: Edi Rama dhe regjimi i tij janë në fund, por goditjen finale do t’ia japin demokratët
PolitikëBalkanWeb

Këlliçi takim me strukturat e degës 9 në Tiranë: Edi Rama dhe regjimi i tij janë në fund, por goditjen finale do t’ia japin demokratët

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ndarë pamje nga një takim me strukturat e Degës 9 të PD-së në Tiranë, ku ka deklaruar se demokratët po vijojnë organizimin në terren dhe se, sipas tij, opozita ka vullnetin për të sjellë ndryshimin në vend.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ndarë pamje nga një takim me strukturat e Degës 9 të PD-së në Tiranë, ku ka deklaruar se demokratët po vijojnë organizimin në terren dhe se, sipas tij, opozita ka vullnetin për të sjellë ndryshimin në vend. Përmes një postimi, Këlliçi u shpreh se demokratët kanë një “epërsi të dukshme morale” përballë mazhorancës, të cilën e akuzon për skandale dhe afera. “Demokratët kanë epërsi të dukshme morale përballë Rilindjes së rrënuar në skandale dhe afera të çmendura”, shkroi ai. Këlliçi theksoi gjithashtu se fryma për ndryshim, sipas tij, po ndihet në strukturat e Partisë Demokratike në të gjithë vendin. “Demokratët kanë vullnetin për të sjellë ndryshimin që kërkon vendi. Kjo frymë ndihet kudo. Dega 9 dhe strukturat e saj, sot në seksionin 3&4, e dëshmojnë çdo ditë”, vijoi ai. Në përfundim, nënkryetari i PD-së deklaroi se qeveria ndodhet, sipas tij, në fund të ciklit politik, ndërsa u bëri thirrje demokratëve të vijojnë organizimin.

“Edi Rama dhe regjimi i tij janë në fund, por goditjen finale do ja japin demokratët, që po organizohen e ripërtërihen pa ndalim”, përfi Këlliçi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb