Lajme Zone
Këlliçi, akuza Ferit Hoxhës: Po favorizon Beogradin me konsullatën në Shkodër
PolitikëCNA

Këlliçi, akuza Ferit Hoxhës: Po favorizon Beogradin me konsullatën në Shkodër

Nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka hedhu...

Nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza ndaj ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha.

Sipas Këlliçit, Hoxha i ka lehtësuar punën Beogradit që të hapë një konsullatë në Shkodër.

Nënkryetari i PD-së thekson se ky është një tjetër akt në interes të Beogradit dhe ndikimit të tij në rajon ashtu si dhe Ballkani i Hapur. “Pasi i quajti shqiptarët e Maqedonisë së Veriut idiotë, Ferit Hoxha ka një lajm të mirë për serbët. Ai ka lehtësuar punën që Beogradi të hapë një konsullatë në Shkodër.

Kjo bëhet e ditur nga Ministri i Jashtëm i Serbisë në një intervistë.

Po çfarë i duhet Serbisë një konsullatë në Shkodër?!

Ky është një akt tjetër në interes të Beogradit dhe ndikimit të tij në rajon. Ashtu sikurse ishte Ballkani i Hapur.

Padyshim Shqipëria duhet të ketë raporte të mira me fqinjet e në rajon, por kjo nuk duhet të përkthehet në çdo moment favorizim i Serbisë.

Një raport që niset nga miqësia personale e dy autokratëve të Balllkanit, Ramës me Vuçiç që ka demtuar Kosovën në jo pak raste dhe interesin tonë kombëtar”, shkruan Këlliçi./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.