Afati për dorëzimin e kandidaturave për postin e Prokurorit të Përgjithshëm përfn më 1 gusht, në orën 00:00. Rovena Zoto Pas Adnand Xholit, prokurorja Rovena Zoto (Bozo) ka dorëzuar kandidaturën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Sipas ndryshimeve të Kushtetutës në vitin 2016, kryeprokurori zgjidhet nga tre të pestat e Kuvendit me një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë emërimi.
Fillimisht, emrat që synojnë detyrën paraqesin dosjen në Këshillin e Lartë të Prokurorisë që bën filtrin e parë e më tej lista e tre kandidatëve që kualifikohen i përcillet Parlamentit për votim.
Prej ndryshimit të ligjit themeltar të shtetit, ishte Arta Marku që u zgjodh si numri një i akuzës, edhe pse me një mandat të përkohshëm duke zëvendësuar Adriatik Llallën.
Në atë kohë, opozita kundërshtoi procedurën duke protestuar jashtë dhe brenda sallës së Parlamentit.Më tej, në dhjetor të vitit 2019 Olsian Çela mori mandatin e plotë. Në ndryshimin e Kushtetututës, SPAK konsiderohet strukturë e ndarë nga Prokuroria e Përgjithshme. Madje, dhe prokuroritë e rretheve kanë më shumë pavarësi nga numri 1 i akuzës së përgjithshme.
Afati për dorëzimin e kandidaturave për postin e Prokurorit të Përgjithshëm përfn më 1 gusht, në orën 00:00.
Më pas, deri më 14 gusht, KLP do të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kushtet ligjore. Sipas ligjit, KLP i propozon Kuvendit tre kandidatë, ndërsa Prokurori i ri i Përgjithshëm zgjidhet nga Parlamenti për një mandat 7-vjeçar.
Kush është Rovena Zoto?
Rovena Zoto e ka nisur karrierën në Prokurorinë e Lushnjës, e ndalur veçanërisht në hetimin e krimit ekonomiko-financiar, pastrimin e parave, hetimin pasuror dhe vepra që lidhen me financimin e terrorizmit.
Prej vitit 2021, është prokurore në Tiranë, e angazhuar në hetimin e veprave penale që lidhen me narkotikët, trafiqet, dhe krimet e rënda ndaj jetës. Prej marsit të këtij viti Rovena Zoto drejton edhe një seksion në Prokurorinë e Tiranës, atë për Drejtësi Penale për të Miturit.
Së fundi, prokurorja 43-vjecare ishte në krye të një hetimi që në bashkëpunim me partnerët austriakë zbuloi dhe goditi një rrjet call centerash mashtrues në Tiranë, që mendohet tu kenë zhvatur qytetarëve evropianë deri në 50 milionë euro. Një hetim kompleks gati 2-vjecar që vuri para përgjegjësisë penale deri tek bosët që drejtonin skemën, siç ishte Granit Pepnika, i arrestuar në fillim të këtij muaji në një vilë luksoze në Dhërmi.
Në vitin 2023 ajo kaloi me sukses vetingun duke u konfirmuar në detyrë.
Me një profil profesional të ndërtuar mbi përvojën në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, Rovena Zoto është e dyta kandidaturë zyrtare për postin e prokurores së Përgjithshme. Të mërkurën paraqiti kandidaturën në KLP edhe prokurori i SPAK, Adnan Xholi i cili ka provuar dy herë për të qenë drejtuesi i SPAK, në garën ku fitues dolën Altin Dumani e së fundi Klodian Braho. Nis gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Adnan Xholi i SPAK dorëzon kandidaturën 29 Korrik, 10:47 gara për kreun e prokurorit të përgjithshëm Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Nëna dhe 2 fëmijët humbën jetën në Shkodër, zjarrfikësi apel familjarëve: Bombolat e gazit ngjyrë portokalli të hiqen nga banesa 30 Korrik 2026, 08:1208:12Aktualitet Biseda e Enverit me Ramizin, 4 qershor ‘81: “Në artikullin e ‘Zëri i Popullit’, t’u themi se; pse nuk ia jepni Kosovës statusin e republikës 30 Korrik 2026, 07:3907:39Aktualitet Tirana, mes tregjeve më të shtrenjta; qiratë e zyrave në kulla arrijnë deri në 40 euro/m² në muaj 30 Korrik 2026, 07:2507:25Aktualitet Temperaturat e larta 'pushtojnë' vendin, njihuni me parashikimin e motit për sot 30 Korrik 2026, 07:0807:08Aktualitet Përfn tubimi para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin rrugëve të Tiranës 29 Korrik 2026, 21:4121:41Aktualitet Nga ushqimet e pakontrolluara te shkatërrimi i natyrës dhe varfëria, qytetari rendit arsyet për dorëheqjen e Ramës 29 Korrik 2026, 21:3221:32Aktualitet

