Lajme Zone
‘Kek i prishur nga Korea e Jugut dhe aperitiv me qelq brenda', AKU apel qytetarëve mos t’i konsumojnë ose t’i kthejnë në pikat ku i kanë blerë
Të tjeraReport TV

‘Kek i prishur nga Korea e Jugut dhe aperitiv me qelq brenda', AKU apel qytetarëve mos t’i konsumojnë ose t’i kthejnë në pikat ku i kanë blerë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i ka bërë apel qytetarëve për produkte të cilësuara të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) i ka bërë apel qytetarëve për produkte të cilësuara të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Të parat janë YOPOKKI gnocchi di riso cup (njoki) dhe Yopokki ricecake cup kimchi (kek orizi) – ushqime të prishura nga Korea e Jugut thotë AKU në njoftimin e saj. LEXO edhe...Breshëri me përmasa 'gjigande' godet Italinë qendrore, mbi 60 të plagosur dhe qindra makina të shkatërruara (VIDEO) “Në vijim të njoftimit të kategorisë, Njoftim Informues për Vëmendje, me temë: “Kek i prishur me origjinë nga Korea e Jugut”, duke përbërë risk serioz për shëndetin e njeriut, njoftuar nga Holanda, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje nga sistemi RASFF (Rapid Alert Sistem for Food and Feed)”, thuhet në njoftim. Të dhënat e produkteve:Lloji i produktit: UshqimKategoria e produktit: Produkte të pjekuraEmri i produktit në etiketë: YOPOKKI gnocchi di riso cup (njoki)LOT: 181226; Datë skadence: 18/12/2026LOT: 260126; Datë skadence: 18/12/2026Emri i produktit në etiketë: Yopokki ricecake cup kimchi (kek orizi)LOT: 260126; Datë skadence: 13/12/2026Operatori eksportues:Emri: STORE SRLOperatori importues në Shqipëri:Emri: KF2019 SHPKNdërkohë produkti tjetër është një pije jo-alkoolike me origjinë nga Italia. Aperitivi paraqet rrezik për shkak se përmban qelq brenda tij "Në vijim të njoftimit të kategorisë, Njoftim Informues për Vëmendje, me temë: “Rrezik nga xhami i thyer në aperitiv pa alkol me origjinë nga Italia” ,duke përbërë risk potencial serioz për shëndetin e njeriut, njoftuar nga Gjermani, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje nga sistemi RASFF (Rapid Alert Sistem for Food and Feed)", thuhet më tej. Të dhënat e produkteve:Lloji i produktit: UshqimKategoria e produktit: pije jo-alkoolikeEmri i produktit në etiketë: Pizzolato Spritz aperitivo 0.0 (aperitiv pa alkol)LOT. L 26113A; Datë skadence: 04/2028Operatori eksportues:Emri: PETER RIEGEL ËEINIMPORT GMBHOperatori importues në Shqipëri:Emri: Jurrei"AKU i bën thirrje konsumatorëve që nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje, ta kthejnë pranë pikave të shitjes", përfn njoftimi. Xh.K/ReportTv.al Korea e Jugut itali produkte te skaduara pije kek aku Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.2% I gabuar 27.6% Nuk e di 8.2% Vota total: 3889 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?